Vallja e Vdekjes; si Vajtonin Malësorët e Thethit

 Studiuesi, antropologu dhe albanologu Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij zyrtare këto foto të jashtëzakonshme ku mund të shihen fragmente nga një funeral në Theth. Siç mund të shihet në këto foto, një tufë burrash ulërasin dhe bëjnë lëvizje në formën e valles. Duhet theksaur se këto foto paraqesin vlera të rëndësishme të traditës shqiptare.

Fotot janë shkrehur nga Raimer Shulc në vitin 1937, në Theth.

“Dr. Raimer Shulc (vd. 1941) ishte antropolog gjerman. Në vitin 1937, ai mori pjesë në një ekspeditë gjermano-italiane në Theth të Dukagjinit në emër të një ashtuquajtur Enti Rajonal i Tyringisë për Çështje Racore.  Ato që kanë mbetur nga vepra e Rajmer Shulcit janë disa fotografi të pakta të një varrimi tradicional në Theth që ai i botoi në revistën e Lajpcigut Atlantis të cilat janë publikuar nga Robert Elsie dhe po i paraqesim më poshtë.







Previous Post Next Post