Alpinistja e famshme botërore Kei Taniguchi (43) ka humbur jetën gjatë një ekspedite këtë javë në vargmalet Daisetsuzan në ishullin më verior japonez Hokkaido.
Taniguchi, e cila ishte ngjitur në "Mount Everest" në vitin 2007, është gruaja e parë apliniste e cila ka fituar mirënjohjen prestigjioze Piolet d'Or (Golden Ice Axe) në vitin 2009.
Miku dhe kolegu i saj Hiroshi Hagiwara deklaroi se Taniguchi është rrëzuar gjatë pauzës në majën Kurodake në 1.984 metra lartësi mbi nivelin e detit, pasi ajo dhe kolegët e saj ishin ngjitur në majën e lartë.
“Ishte me ne dhe thjeshtë nuk pati fat”, tha Hagiwara.
Taniguchi thuhet se dështoi nga litari që ishin lidhur alpinistët gjatë kthimit prapa dhe shkoi pas një shkëmbi, ku më vonë u gjetën dorëzat e saj që është shenjë se është rrëzuar.
Kërkimi nuk ka mundur të fillojë menjëherë për shkak të motit. Por, më vonë kufoma e alpinistes është gjetur nën dëborë disa qindra metra afër vendit ku për herë të fundit është parë. Kufoma e saj është nxjerrë me ndihmë të helikopterit ku edhe u konfirmua vdekja.

Tags
Sport