Loading...

Protestë në Moskë, arrestohen dhjetëra opozitarë


Protestë në Rusi, arrestohen dhjetëra opozitarë
 Lideri i partisë opozitare ruse, Yabloko, është ndaluar nga policia gjatë një tubimi të palejuar në qendër të Moskës, ku po shënohej Dita e Kushtetutës. Pos tij, janë arrestuar së paku edhe 33 mbështetës të tij.

 Lideri Sergei Mitrokhin dhe aktivistët e tjerë u arrestuan sot në sheshin Pushkin të Moskës teksa aktivistët e shoqërisë civile po mbanin një marshim, për të cilin nuk ishte dhënë leja nga autoritetet e qytetit. Dita e Kushtetutës festohet me rastin e përvjetorit të referendumit të vitit 1993, pas të cilit ishte miratuar kushtetuta aktuale e Rusisë. Ndryshe nga presidenti Vladimir Putin, aktivistët e shoqërisë civile thonë se Putin me veprimet e tij, në vazhdimësi i ka shkelur të drejtat e garantuara me këtë dokument, duke përfshirë të drejtëm për zgjedhje të demokratike e të drejtën për liri të fjalës.
Protestë në Moskë, arrestohen dhjetëra opozitarë Protestë në Moskë, arrestohen dhjetëra opozitarë Reviewed by Marion Mardodaj on 12/12/2015 08:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.