Loading...

Greqia do njohë Palestinën; ISIS kërkon ndihmë nga Serbia

Greqia do njohë Palestinën; ISIS kërkon ndihmë nga Serbia
Ngjarjet diplomatike në aspektin gjeopolitik të kohëve të fundit kanë qenë frekuente dhe të çuditshme. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi Izraelin pak ditë më parë, ku presidenti izraelit shprehu edhe njëherë mirënjohjen e popullit shqiptarë në lidhje me ndihmën që i ka dhënë popullit të izraelit në perjudhën më të errët të tij, dhe tha se populli i izraeli9t nuk do ta harrojë kurrë kët gjë. Ndërsa parlamenti grek pritet që shumë shpejt të votojë për njohjen e shtetit të Palestinës - një rival i ashpër i Izraelit. Ndërsa terrorristët e ISIS, publikojnë një video ku i kërkojnë Serbisë që të bashkohet me ta, për të mposhtur Europën.
Në një shikim të ftohtë të këtyre ngjarjeve, del sërish në skenë një panoramë e ngjashme me kohën kur Perandoria Osmane po shpërbëhej. Në atë kohë osmanët lidhën një sërë marrveshjesh me ish-mbretërinë e Jugosllavisë që të shpërngulnini shqiptarët nga trojet e tyre duke i identifikuar vetëm si musliman ose ortodoks. Me pak fjalë, po mëtohet të realizohet në një aleancë e nëndheshme të fraksioneve muslimane me shtetet ortodokse.
 Megjithëse marrëdhëniet mes Izraelit dhe Greqisë kanë arritur në një nivel tjetër, parlamenti grek pritet të votojë njohjen e shtetit të Palestinës. Gjatë vizitës së presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz në Athinë, autoritetet greke deklaruan se në dokumentet zyrtare në Greqi do të përdoret emri “Palestinë”.
Sipas faqes online të gazetës greke “Kathimerini”, kreu i parlamentit do të lexojë të martën një rezolutë jo detyruese, e miratuar unanimisht nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Çështjeve të Jashtme të Parlamentit, të enjten e kaluar, përmes të cilës i kërkohet qeverisë të njohë shtetin e Palestinës, sot Autoriteteti Palestinez.
Greqia do njohë Palestinën; ISIS kërkon ndihmë nga Serbia Greqia do njohë Palestinën; ISIS kërkon ndihmë nga Serbia Reviewed by Marion Mardodaj on 12/22/2015 01:04:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.