Loading...

Si ndikojnë në shkollë lojërat në internet

Si ndikojnë në shkollë lojërat në internet
 Një studim i ri paralajmëron se shpenzimi i tepërt i kohës me lojëra elektronike mund të ndikojë tek aftësitë e fëmijëve në shkollë. Byroja Kombëtare Britanike për Fëmijët publikoi të henën rezultatet e kërkimeve që tregojnë se përdorimi i tepruar i kompjuterit pengon shanset e studentëve për të arritur rezultate të mira në shkollë.

Aftësitë kompjuterike janë nevojshme në botën e sotme dixhitale ndërsa lojërat elektronike i ndihmojnë fëmijët të fitojnë këto aftësi, për aq kohë sa nuk e teprojnë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Një studim dy vjeçar britanik me 600 adoleshentë gjeti se ata që lozin lojëra elektronike më pak se një herë në javë kishin nota më të mira në shkollë se sa ata që lozin dy herë në ditë apo më shumë. Studimi po ashtu arriti në përfundimin se përdorimi i përditshëm i medias sociale nuk ndikoi tek arritjet akademike të fëmijëve. Celine McStravick është me Byronë Kombëtare të Fëmijëve Irlanda e Veriut.

“Ishte e qartë se media sociale nuk pati ndikim. Arsyja është se media sociale është pjesë e jetës së përditshme. Fëmijët komunikojnë në këtë mënyrë dhe mbajnë lidhjet me miqtë.”

Prindërit ankohen se e kanë të vështirë të largojnë fëmijët nga lojërat kompjuterike. Madje, disa kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre që thonë se janë të varur nga ato. Studimi nuk u përqendrua tek varësia por sugjeron se lojërat kompjuterike bëjnë që fëmijët të flenë vonë, të lodhen dhe humbin  përqëndrimin ndaj shkollës ditën tjetër.

Mark Starkey, pronar i vjetër i një dyqani lojërash kompjuterike në Londër thotë se ka dallime mes lojërave të vjetra dhe atyre të reja.

“Sot kemi lojra më të zgjeruara, më të detajuara dhe ndërlikuara që tërheqin më shumë vëmendjen e fëmijëve sepse loja të tërheq nga një nivel tek tjetri dhe është shumë e gjatë.  Lojrat shtojnë kureshtjen e fëmijëve se çfarë do të ndodhë në nivelin tjetër. Ndërsa lojërat e vjetra sfidojnë kordinimin mes duarve dhe syve, shpejtësinë dhe kohën, reagimin në vend të imagjinatës.”

Industria e lojrave elektronike prej kohësh ka deklaruar se nuk ka prova se fëmijët bëhen të varur nga lojrat. Por studimi i ri thotë se nevojitet studime të mëtejshme për të përcaktuar efektet mes lojrave elektronike dhe arritjeve akademike./voa/
Si ndikojnë në shkollë lojërat në internet Si ndikojnë në shkollë lojërat në internet Reviewed by Marion Mardodaj on 10/13/2015 07:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.