Kryeministrja polake, Ewa Kopacz, përuroi sot një terminal detar të gazit natyror të lëngshëm në Swinoujscie (Veriperëndim), që i garanton Polonisë pavarësinë energjetike veçanërisht nga Rusisa.
“Polonia ka arritur qëllimin e saj strategjik, ne jemi të pavarur në çështjen e gazit”, deklaroi Kopacz gjatë ceremonisë së vendosjes në punë të terminalit të Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL), një investim prej 720 milionë euro.
Terminali i Swinoujscie do të ketë një kapacitet fillestar prej 5 miliardë metra kubë në vit, pra një të tretën e gazit të konsumuar nga Plonia. Kapaciteti i saj mund të arrijë në 7,5 miliardë metra kubë në vitet e ardhshme.
Një e treta e konsumit të gazit në Poloni vjen aktulisht nga burimet e saj, ndërsa pjesa tjetër importohet nga Azia qendrore dhe Rusia.