Loading...

Çelësi Drejt një Marrëdhënjeje më të Lumtur

Çelësi Drejt një Marrëdhënjeje më të Lumtur
Nga Jeffrey Bernstein Ph.D.

 Përse çiftet e lumtura dinë si të luftojnë më me efektivitet dhe të zgjidhin konfliktet me sukses? Përse disa nga këta çifte shtrëngojnë duart, qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, dhe duken se kanë diçka që nuk gjendet lehtë - romancën?


Lajmi i mirë është se ajo çfarë po kërkoni - çelësi që ju çon drejt frustrimit, inatit, zhgënjimit, dhe fyerjeve të fsheha që ju shpien në thyerjen e marrëdhënjes - qëndron brenda jush.


Duhet të punoni me veten, jo me partnerin. E di që kjo është e vështirë sepse të gjithë jemi kushtëzuar të mendojmë që një tjetër person duhet të na bëjë të lumtur. Kështu që shumë nga ne mendojnë se nëse ai do të ndryshonte një gjë, atëherë më në fund do të ishim të lumtur.

Tani më lini të sqaroj diçka: Ju nuk angazhoheni në një marrëdhënje që të trajtoheni keq, të injoroheni apo të braktiseni. Nuk po ju kërkoj të abuzoheni apo denigroheni, të deprivoheni nga jeta seksuale, apo të shtyheni në të bëni sjellje problematike. Nëse kjo praktikisht ndodh në marrëdhënjen tuaj, atëherë partneri juaj duhet të bëjë ndryshime të mëdha. Konsultimi në çift është i rëndësishëm. Nëse partneri juaj nuk dëshiron të bashkëpunojë me ju, duhet të përballoheni me faktin që ai apo ajo ka të ngjarë të mos ndryshojë kurrë, dhe më pas të vendosni për t'u munduar të jetoni me të në mënyrën më të mirë të mundshme, ose ta braktisni e të kërkoni një marrëdhënje më të kënaqshme. Unë jam mbi të gjitha me shpëtimin e marrëdhënjes, por përballë lëndimeve të përsëritshme, do të ishte më mirë të kryeni braktisjen.

Por le të supozojmë se asgjë skandaloze nuk po ndodh, dhe ja çfarë duhet të merrni nga çiftet e lumtura e të kënaqura, nga ata çifte që priren të kenë një angazhim të fortë ndaj njëri-tjetrit dhe që komunikojnë efektivisht. Janë në gjëndje të luftojnë drejtë e të zgjidhin konfliktet. Dhe ata dinë si të jenë romantik.

Ja sekreti, i të gjitha sekreteve: Ata kanë një mënyrë të qartë dhe realiste të të menduarit për njëri-tjetrin. Sië e kam përshkruar edhe në librin ti, është kjo mënyrë e të menduarit që mundëson çiftet të zhvillojnë komunikimin, të zgjidhin problemet e të zgjerojnë romancën. Baza e një marrëdhënjeje të lumtur, sekreti i pakapshëm i suskesit, mund të gjendet vetëm në një vend: në mendjen tuaj.

Çiftet e suksesshme me të cilat kam punuar gjatë 22 viteve të shkaura, janë ato çifte që e kanë kuptuar mënyrën toksike të të menduarit. Mendimet helmuese - "Jeni tërësisht egoist!" "Çdo gjë, gjithmonë duhet të sillet rreth jush - gërryejn ndjeshmërinë tonë dhe shkatërrojnë dashurinë. Çiftet që mund t'i shmangin mendimet helmuese janë më të lumtura. Ata, mbi të gjitha, mbeten një forcë e bashkuar. Ata janë të vetmet që më bëjnë të mendoj, me bindje të plotë, "Se ata kanë një mundësi të përjetojnë lumturinë e përhershme."/Psychology Today/
Çelësi Drejt një Marrëdhënjeje më të Lumtur Çelësi Drejt një Marrëdhënjeje më të Lumtur Reviewed by Marion Mardodaj on 9/09/2015 10:15:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.