Loading...

Teknologji: Xheti që fluturon për 1 orë nga Londra në Nju Jork


Muajin e shkuar zyra e markave në SHBA aprovojë një aplikim nga Airbus Marco Prampolini dhe Yohann Coraboeuf për një mjet ajrorë tmerrësisht të shpejtë.

Me fjalë të tjera, Airbus sapo ka patentuar një xhet hipersonik.

Pritshmëritë e Airbus janë që ky xhet ta kalojë me 4.5 herë shpejtësinë e zërit.
Kjo do të thotë se ky xhet mund të udhëtojë nga Nju Jorku për në Londër për vetëm një orë. Ky është një zhvillim shumë i madh, po të kemi parasyshë se Airbus330 - mjeti ajrorë më i shpejtë - e përshkon po të njëjtën distancë për 7 deri në 8 orë.

Airbus parashikon se ky mjet i patentuar do të jetë shumë shpjet plotësisht në gjendje të kryejë udhëtime nga Parisi në San Francisko dhe Los Angleles, në vetëm tre orë.

Xheti përbëhet nga tre motorë të ndryshëm që punojnë në një rend të caktuar për të ngritur mjetin, dhe më pas  ta bëjë atë të ecë më shumë se 4800 klm/orë.

Për t'u ngritur nga toka, mjeti përdor dy turboxhete të montuara në anën e poshtme, dhe një motor raketë të montuar në pjesën e pasme.

Përpara se mjeti të arrijë shpejtësinë e zërit, turboxhetet fiken, duke i lënë kështu vendin motorëve të raketave që ta zhvendosin mjetin në një lartësi prej 30.5 kilometrash.

Në këtë lartësi, motorët raketë fiken dhe futen në trup të avionit. Në këtë lartësi vihen në lëvizje ramjetat që gjenden në krahët e avionit, duke bërë që të lëvizë me shpejtësinë Mach 4.5.

Airbus beson se xheti hirpersonit mund të përdoret për ushtri por edhe për civil. Në rastin e civilëve, mjeti mund të funksionojë si personal, ose si një linjë ajrore që mban vetëm 20 pasagjerë.

Ashtu si shumë ide të patentuara, zor se ky xhet mund të vihet në pridhim të gjerë. Por teknologjia e ardhur prej aeroplanëve hipersonik mund të bëjë të njëjtën rrugë si Airbus, apo prodhime të tjerë, që janë më pak ekstrem.
Teknologji: Xheti që fluturon për 1 orë nga Londra në Nju Jork Teknologji: Xheti që fluturon për 1 orë nga Londra në Nju Jork Reviewed by Marion Mardodaj on 8/03/2015 08:09:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.