Si të rrisim një fëmijë të zgjuar

 Fëmijët kanë lindur me një dije të thellë të brendshme të të mirës dhe të keqes. Sistemi i brendshën udhëheqës i tyre është i freskët për të marrë formë të pastër të pa influencuar. Fëmijët janë krejtësisht brilant; mendojnë me anë të emocioneve dhe zemrës. Janë të hapur dhe nuk kanë frikë se kush janë. Sigurohuni që të mos i harroni këto gjëra.

1. Mos imponi ideoloigji mbi ta
Kur fëmijët rriten në familje që i udhëzojnë ata të besojnë në një gjë të caktuar, kjo gjë është gjithë ajo çfarë dinë.
Kur ju është mësuar për herë të parë se "jeta kështu është, duhet të veproni në përputhje me këtë formë bndjeje," nuk kishit forma të tjera zgjedhjeje në një moshë tre vjeçare, veç të dëgjonit.

Lërini fëmijët të krijonë botën e tyre, me rregullat e tyre. Udhëhiqini, tregojuni të mirat dhe të këqijat, por lërini të mësojnë vetë.

Nuk është e nevojshme që fëmijët të mësojnë menjëherë rreth Zotit, ata thjeshtë e përjetojnë atë. Lidhja e tyre me burimin e energjisë është tmerrësisht e gabuar.

2. Mësojini për fluiditetin gjinorë
Në fund të fundit, të gjithë jemi energji pa trup që ekzistojmë përtej gjinive. Nuk ka gjë të keqe të qenit gej, transeksual apo biseksual.

Jemi alien, holograme, krijues të fuqishëm që ekzistojmë përtej konceptit të gjinisë. Energjitë e meshkujve dhe femrave janë baticat dhe zbaticat e jetës që ekzistojnë përtej biologjisë.

Mësojini fëmijëve tuaj që dashuria e kapërcen biologjinë dhe çfarë konsideron si normale shoqëria. Nuk ka gjë nëse vajzat luajnë me makina dhe veshin rroba të djemve. Nuk ka gë nëse djemtë veshin rroba vajzash dhe luajnë me kukulla.

Lëreni fëmijën tuaj të vendosë. Nuk është e nevojshme t'u shpjegoni psikologjinë e asaj se përse njerëzit janë transeksual. Ata e dinë këtë gjë në mënyrë të trashëguar.

Tregojini të dyja anët e medaljes, shpjegojini se sa blu është një ngjyrë, jo ngjyrën e një djali.

Shpjegojini se si djemtë mund të veshin rroba ngjyrë rozë. Shpjegojini që të ecurit dhe të vepruarit si vajzë, nuk do të thotë absolutisht, asgjë.

Shpjegojini që këto gjëra na janë mësuar, dhe se nuk do të thotë se janë të vërteta.

Kjo nuk është një temë e papërshtatshme për t'ua shpjeguar fëmijëve, ata kanë mençurinë të kuptojnë përmes ndjenjave.

3. Lërini të jenë, ata që janë në të vërtetë
Lërini fëmijët të vishen vetë, përcaktojnë vetë, të pyesin e të eksplorojnë vetë. Janë të freskët nga ana fizike dhe për ta e gjitha është përvojë e këndshme.

Këtu shkojmë sërish mbrapsht tek fluiditeti gjinor, lërini të eksplorojnë vetë se cilët janë. Nuk është e nevojshme t'i shtyni në një drejtim, lërini të bëjnë atë që ndjejnë se është e drejtë.

Lërini të vizatojnë keq, madje lavdërojini për këtë. Vlerësojini që përpiqen dhe veprojnë me pasion. Angazhojini në gjërat e tyre pa lidhje, lërini të hasin pengesë në një mendim dhe të punojnë vetë për ta zgjdhur.

Inkurajojini me pozitivitet, jo me përforcime negative. Është e vërtetuar që përforcimi pozitiv funksionon dhe i bën të gjithë të ndjehen mirë.

4. Dëgjojini
Fëmijët janë për të qeshur, me mençuri të bukur, të depërtueshëm dhe planifikojnë budallallëqe. Disa fëmijë kanë një sens të pabesueshëm të vetvetes dhe këtë gjë mund ta artikulojnë plotësisht në moshë fare të vogël. Të tjerë janë të qetë por empatik, ua marrin energjinë gjithkujt. Të tjerë janë të nxituar, zhurmshëm dhe të lëvizshëm.

Kjo është mënyra se si ata eksplorojnë veten e tyre dhe reagimet që do marrin nga gjithkush rreth tyre.

Shihini se si reagojnë ndaj njëri-tjetrit. Ndjeni energjinë e fëmijës suaj, veçanërisht si nënë, ata janë një zgjatim i juaji.

Të dy prindërit janë të lidhur në mënyrë intime me fëmijët e tyre, dhe duket se sa më shumnë rriten, kjo lidhje dobësohet. Shoqëria e ka zhvendosur tërësisht mënyrën e të jetuarit të një familjeje.

Dëgjohjeni fëmijën tuaj pa paragjykime. Bëjini të ditur dhe tregojini se është gjë e mirë për ta, të jenë ata që janë. Tregojuani duke mbajtur fjalën, duke kuptuar pikëpamjet e tyre dhe duke u përkushtuar në ndjenat e tyre.

Mos pretendoni se fëmijët janë të paditur sepse janë të vegjël. Ata thjeshtë sapo kanë ardhur nga burimi, ata janë krijesa infinite të krijuesit.
Previous Post Next Post