Loading...

Për të Fituar Pikë në Erotikën "online"

Për të Fituar Pikë në Erotikën" online"
Nga Martin Graff, Ph.D.

Sa herë keni lexuar profile erotike në rrjete sociale, kryesisht në Facebook, që përfshijnë togfjalësha pa kuptim?

- Më pëlqejnë ecjet romantike në bregdet, por më pëlqen edhe të qëndroj në shtëpi me një gotë verë përpara.

- Më pëlqen të dal jashtë dhe të qëndroj brenda.

- Më kanë thë se jam...(një sërë epitetesh pozitive).

- Familja ime është me të vërtetë e rëndësishme për mua.


- Kam një jetë të mrekullueshme dhe dëshiroj me të vërtetë dikë që ta ndaj.

Këto përshkrime thonë me të vërtetë shumë pak. Pra çfarë mund të thoni diçka të veçantë që të fitoni pikë në një bisedë erotike në ndonjë rrjet social erotik apo në Facebook-ut?

Psikologët evolucionist na thonë se mehskujt kërkojnë partnere që të jenë atraktive fizikisht, dhe se një ndër faktorët që ndikon tek femrat për të përgjedhur partnerin e ardhshëm, janë burimet financiare.

Gjithsesi, sapo të jenë kënaqur këto dëshira, atëherë është kreativiteti që kërkohet nga të dy gjinitë (Li, Baily, Kentrick dhe Linsenmeier, 2002). Madje, Nettle dhe Clegg zbuluan se artistët kanë shumë herë më tepër partnerë seksual se individët e tjerë, duke sugjeruar kështu se kreativiteti i përgjithshëm të shihet si atraktiv.


Është i njëjtë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt?
Clegg, Nettle dhe Miell (2011) analizuan se si sukseset në lidhjet erotike dhe suksesi artistik u lidhnin mes tyre. Ata angazhuan 236 artistë , 64% prej të cilave ishin femra. Shkalla e suksesit artistik u mat mbi vetëraportimet, me pyetjen standarte "jeni një artist serioz profesionist, apo dikush që bën art për hobi?", nga numri i shfaqjeve të mbajtura, numri i ditëve që arti i tyre ka qëndruar i ekspozuar, çmimi, shitjet, dhe përqindja që ata raportonin se fitonin nga arti i tyre. Studiuesit i pyetën gjithashtu edhe për numrin e partnerëve seksual. Studiuesit zbuluan një diferencë gjinore, ku sa më i madh suksesi artistik për meshkujt, aq më i madh ishte edhe numri i partnereve seksuale, ndërsa për femrat nuk ndodhte e njëjta gjë.

Përveç artit, ekzistojnë diferenca gjinore tek aktivitetet kreative që lidhen me partneret seksuale për meshkujt, por jo për femrat. Beaussart dhe Kaufman (2012) pyetën mbi 700 studentë kolegjesh në lidhje me kohën që kanë shpenzuar duke pikturuar, duke bërë fotografi apo duke shkruar poezi vitin e fundit. Studiuesit i lidhën këto të dhëna me numrin e partnerëve seksual që ato kishin vitin e fundit. Sërish, gjetjet nxorrën në pah që sa më të dendura aktivitetet kreative për meshkuj, aq më i madh ishte edhe numri i partnereve seksuale të tyre. Kjo gjë nuk vlente për femrat.

Pse është atraktiv kreativiteti?
Një shpjegim mund të jetë se kreativiteti tek meshkujt është një tregues i jashtëm i gjeneve kreative. Nëse një mashkull është inteligjent nga ana kreative, atëherë ai posedon gjene të mira. Argumenti këtu është se femrat pëlqejnë të riprodhohen me meshkuj që kanë gjene të mira, sepse kjo do të thotë se edhe pasardhësit e tyre do të jenë inteligjent e do ta përballojmë jetëm me më sukses. Për më tej, Miller (2009) sugjeron se aktivitete si arti, muzika apo humori, janë ekujvalentet e ditëve të sotme me bishtin e palloit që tregojnë përshtatshmëri produktive. Tek meshkujt, kreativiteti tregon aftësi në termat e superioritetit konjiktiv.

Janë të gjithë aktivitetet njëjtë kreative?
Një studim interesant i Nicolas Gueguen dhe kolegëve të tij nga universiteti South Brittany, France, tregon se si ata angazhuan një studiues të ri i cili bridhte në qytet duke u përpjekur t'i marrë numrat e telefonit 300 femrave të reja. Studiuesi u shfaq me tre veshje, duke mbajtur një kitare, duke mbajtur një çantë sporti dhe një herë që nuk mbante asgjë. Studimi nxorri në pah që shumica e femrave ishin të gatshme të jepnin numrin e telefonit kur studiuesi i ri mbante në dorë një kitare (Gueguen, Meineri dhe Fischer-Lokou, 2014).

Cilat aktivitete kreative gjykohen si më shumë apo më pak kreative?
Sipas Kufman, Kozbelt, Silva, Pamesh dhe Feist (2014), aktivitetet më kreative janë:

- Sportet
- Udhëtimet spontane me të saponjohurën
- Inçizimi i muzikës
- Bërja apo shkruarja e komenteve të zgjuara
- Shkruarja e muzikës
- Performanca në bandë
- Bërja e fotove artistike


Aktivitetet më pak kreative:

- Bërja e faqeve të internetit
- Shkruarja e programeve kompjuterike
- Dekoracione të brendshme
- Bërja e fushatave të reklamimit
- Bërja e rrobave

Mesazhi i përgjithshëm këtu është se duke e reklamuar veten si atraktiv në rrjetet sociale erotike, meshkujt mund ta shfaqin veten më atraktiv. Kjo gjë nuk vlen për femrat. Mund t'i shkruani një partnereje të mundshme "Sapo të mbaroj së inçizuari këngën, do të të marr me vete në një udhëtim surprizë." Nëse keni një kitare, atëherë do ju duhet që një ditë të dilni e të luani në publik./Psychology Today/
Për të Fituar Pikë në Erotikën "online" Për të Fituar Pikë në Erotikën "online" Reviewed by Marion Mardodaj on 8/20/2015 12:23:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.