Mos vallë bota ku jetojmë ka ndikuar që ju ndonjëherë, apo përherë, të keni nevojë për një cigare? Stresi i ditës ka qenë i tepërt, dhe keni nevojë për një cigare për ta kapërcyer? Nuk është faji juaj se përse tymosni duhan, cigarja është bërë për t'ju thithur pranë saj.
Kur dolën për herë të parë në SHBA, doktorët u rekomandonin meshkujve të tymosnin sepse u bënte mirë për qëndrueshmërinë; i bënte më të fortë si meshkuj. Duhanpirja lejohej gjithandej, madje edhe nëpër avionë.
Sot, jemi zgjuar, e vërteta se çfarë i bën duhani trupit ka dalë në shesh. Nëse jeni një duhanpirës i rregullt prej vitesh, lënja e duhanit mundet të jetë e pamundur. Më saktë, kimikatet në trurin tuaj kanë bërë që të mendoni se nuk mund të jetoni pa tymosur.
Në vijim po nxjerrim në pah një grafik kohorë se çfarë i ndodh trupit pas lënjes së duhanit, duke shpresuar kështu të ndikojë në vendimmarrjen tuaj për të lënë duhanin:
Pas 20-30 minutash: Pulsi dhe presioni i gjakut bien. Duart dhe këmbët fillojnë të ngrohen.
Pas 8 orësh: Niveli i karbonit të monoksidit në gjak bie, dhe niveli i oksigjenit rritet.
Pas 48 orësh: Shqisa e të shijuarit dhe ajo e nuhatjes fillojnë të përmirësohen.
Pas 72 orësh: Gypat bronkial fillojnë të relaksohen.
Pas 2 javësh deri në 3 muaj: Fillojnë të përmirësohen qarkullimi, funksioni i mushkërive dhe qëndrueshmëria.
Pas 1 deri në 9 muaj: Kollitjet rrallohen në maksimum dhe niveli i kongjeksionit bie.
Pas një viti: Rreziku i sëmundjes së zemrës përgjysmohet.
Pas 5 vjetësh: Risku i atakut kardiak është i njëjtë me ata që nuk tymosin. Risku i kancerit në gojë, fyt, esofag dhe në fshikëz përgjysmohen. Risku i kancerit të zverkut është i njëjtë me jo duhanpirësit.
Pas 10 vjetësh: Rreziku i kancerit në mushkëri është sa gjysma e duhanpirësve. Risku i kanceri pankreatik është thuajse i njëjtë me ata që nuk tymosin duhan.
Pas 15 vjetësh: Risku i sëmundjeve të zemrës është i njëjtë me jo duhanpirësit. Risku i vdekjes është i njëjtë me jo duhanpirësit.