Loading...

Ishuli Sazanit mund të shndërrohet në qendër ekoturizmi dhe atij kulturorë


Projekti për hapjen e Ishullit të Sazanit është një projekt i cili ka më shumë se një vit që është konceptuar dhe është punuar fort me agjencinë partnere franceze “Konservatorin Litoral”, e cila është një nga agjencitë lider në botë për menaxhimin e turizmit, zonave të mbrojtura dhe zonave me interes të lartë. Dhe koncepti që është hartuar dhe i është prezantuar qeverisë është një koncept për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një qendër të eko-turizmit dhe të turizmit kulturor, ku vizitorët mund të vijnë për të parë në miniaturë një vend të mrekullueshëm, por që për vite ka qenë i izoluar.

Në një farë mënyre, një lloj alegorie e Shqipërisë komuniste e cila ishte një vend jashtëzakonisht shumë i bukur por, gjithmonë një vend i izoluar, i rrethuar me tela me gjemba, me bunker etj. Pra, ky është si të thuash koncepti, kur ti vjen edhe rizbulon të kaluarën tënde apo të kaluarën e prindërve dhe të gjyshërve të tu, të cilën ti nuk e njeh. Sigurisht dhe për vizitorët e huaj kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar sa do pak Shqipërinë e luftës së ftohtë, por dhe për të parë natyrën e mrekullueshme që ka Sazani.


Në ditën e par]ë të hapjes së ishullit një grup të rinjsh dhe të rejash mbërritën aty me ndihmën e flotës detare, por ishulli do të jetë i hapur dhe transporti mund të bëhet me mjete private apo me një mjet të dedikuar për të cilën AKB po punon për të gjetur mundësinë, pra për një mjet të dedikuar, i cili do të vijë në ishullin e Sazanit. AKB do të jetë prezente këtu për të administruar, së bashku me forcat ushtarake që janë këtu, vizitueshmërinë. Ndërkohë, hyrja do jetë vetëm në portin e Sazanit.

Po kështu, përqark ishullit të Sazanit zona është zonë e mbrojtur detare dhe deri në një distancë të caktuar anijet nuk e kanë të drejtën dhe nuk duhet të afrohen, sepse është një zone e mbrojtur detare, ashtu siç është në tokë, ashtu është edhe kjo zona e parë detare që ka Shqipëria. Zona ka një ekosistem shumë të brishtë nënujor.

AKB ndërohë ka filluar për të trajnuar një seri guidash turistike nga qyteti Vlorës, po ashtu do të marrin personel civil për tu kujdesur për mirëmbajtjen e zonës dhe për tu bërë një vend i vizitueshëm. Po kështu, AKB po punon për kuadrin ligjor dhe për rregulloren që është hartuar dhe do të miratohet, ku do të caktohet edhe një biletë hyrje, sepse vlerësohet se është shumë e rëndësishme që ishulli të vetë financohet. Pra, të gjitha të ardhurat do t’i dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj këto të ardhura do të përdoren për restaurimin, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që AKB do të themelojë këtu dhe për menaxhimin e zonës.

Ishuli Sazanit mund të shndërrohet në qendër ekoturizmi dhe atij kulturorë Ishuli Sazanit mund të shndërrohet në qendër ekoturizmi dhe atij kulturorë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/29/2015 04:14:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.