Nga Michelle Carr |
Jam e shndritshme. Po shoh në drejtim të një hapësire boshe të qiellit. "Çfarë janë ëndërrat?" Qielli më përgjigjet me kaligrafinë e dritës së yjeve, duke shkruar..."mendje"..."jetë"...konstelacione të bukura frymore, që zgjerohen dhe zvogëlohen sipas formave të gërmave. Por, pashë një dritë të tmerrshme që më guduliste në stomak, dhe në atë çast kjo dritë shpërtheu duke shkruar "VDEKJE" në qiell, më largoi nga ëndërra. U struka në frikë. Nuk dua të vdes! Zgjohu!
Kjo është një ëndërr që pashë ndërsa po lexoja një libër mbi ëndërrat e shndritshme, që sugjeron të bërit e një pyetje të thjeshtë gjatë ëndërrës për të parë se çfarë përgjigjeje mund të prodhojë. Më kujtohet që gjatë ëndërrës duhet të provoja këtë teknikë, e cila është e zakontë në ëndërrat e shndritshme. Si fillim përvoja ishte tmerrësisht e këndshme dhe euforike, ndërsa qëndroja duke kundruar vallen e yjeve. Ajo çfarë nuk prisja ishte kthesa e menjëhershme në vdekje, e cila më tmerroi dhe më la krejtësisht konfuze. Megjithëse e dija që po ëndërroja, e ndjeva frikën më shumë se sa tek ëndërrat jo të shndritshme, më të potente dhe të fuqishme se sa realiteti. Besoja me të vërtetë që në këtë hapësirë do të vdisja dhe s'do t'u zgjoja më.
Zemra po më rrihte shumë teksa qëndroja e shtrirë në krevat në ëndërr. U trondita tmerrësisht, dhe kjo ndjenjë mbizotëri gjatë gjithë mëngjesit, dhe gjatë ditës. Kjo ishte mirëseardhja për mua, në ëndërrat e shndritshme, një anë e errët e të ëndërruarit, ku eksplouesit e ëndërrëve të shndritshme hasin pengesë. Ndërsa ëndërrat tipike të shndritshme mund të shuhen krejtësisht me ngushëllimin e zgjimit të mëngjesit, "është thjeshtë një ëndërr", kjo ishte e ndryshme. Frika ishte e vërtetë, edhe pse isha në ëndërr, dhe zgjati përgjatë gjithë ditës si një birucë e nëndheshme në brendi të mendjes sime.
Të dhënat për ëndërrat e shndritshme janë të pakta, kryesisht për shkak se më së shumti këto ëndërra kanë përvoja shumë pozitive dhe i japin ëndërruesit një sens fuqie. Sidoqoftë, duket se ndërsa ëndërrimtarët shkojnë në stade të ndryshme të ëndërrës së shndritshme, mund të përjetojnë eksperienca më të shndritshme e të pazakonta. Fillestarët e ëndërrave të shndritshme kufizohen tipikisht rreth kënaqësive të thjeshta, si seksi dhe të fluturuarit. Por, me një praktikë më intensive dhe intuitë më të thellë, ëndërrimtarët e shndritshëm mund të zbulojnë frikëra dhe kujtime të fuqishme të pandërgjegjshme. Megjithatë, duke qenë të përgatitur, ballafaqimi me këto aspekte të psiqikës mund të çojë në rritje dhe ndryshim. Eksploruesi i këtyre ëndërrave, Ryan Hurd, sugjeron një praktikë të tillë:
- Kërko për një vend të sigurtë; mund të jetë një vend fëmijërie, një kodër e lartë në pejsazhet e ëndërrave Bëni një rreth, rreth e rrotull jush me synimin që asgjë nuk do t'ju lëndojë brenda këtij rrethi.
- Pyetini karakteret kërcënues në ëndërr se me se mund t'i ndihmoni. […] Jepini një dhuratë figurave kërcënuese. Shoh në xhepin tim, dhe shpesh atje është dhurata.
- Kërko një rojë ose dikë të të ndihmojë.
- Dhe sigurisht që mund të zgjoheni në çdo çast.
Në fund, mesazhi është, se është e rëndësishme për udhëtarët e shndritshëm që të jenë të kujdesshëm dhe të përgatitur për eksperienca të frikshme, kur kalojnë limitet e mendjes së tyre. Me kohë dhe praktikë, hyrja në përvojat e shndritshme me qëllim, mund të prodhojë mundësi për të zgjidhur konfliktet e brendshme dhe për të kapërcyer frikërat e thella.