Loading...

Tel Aviv, ish-Kryeministri dënohet për korrupsion

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert u dënua sot me tetë muaj burg për pranimin e zarfeve të mbushura me qindra mijëra dollarë nga një biznesmen amerikan, një dekadë më parë, kur ai ishte ministër i tregtisë dhe industrisë i Izraelit.

Disa dëshmitarë të karakterit, duke përfshirë ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish kryetarit të parlamentit të Izraelit, Meir Dagan dhanë deklarata me shkrim në  mbështetje të 69 vjeçarit Olmert. Por një gjykatë në Jerusalem tha se një ministër i kabinetit "i cili pranon pagesa në para të gatshme në dollarë, i mban ato në një kasafortë sekrete dhe i përdor për qëllime personale, përbënë një krim që minon besimin e njerëzve në institucionet publike".

Biznismeni nga Nju Jorku, Morris Talansky gjatë dëshmisë së tij tha se i ka dhënë zotit Olmert më shumë se 600.000 dollarë, gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Jerusalemit dhe ministër i kabinetit. Ehud Olmert ishte kryeministër i Izraelit në vitet 2006-2009./voa/
Tel Aviv, ish-Kryeministri dënohet për korrupsion Tel Aviv, ish-Kryeministri dënohet për korrupsion Reviewed by Marion Mardodaj on 5/25/2015 10:01:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.