Loading...

Prezantohet për herë të parë platforma dixhitale e trashëgimisë kulturore jomateriale

Në kuadrin e “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor”, sot në ambientet  e Ministrisë së Kulturës u prezantua për herë të parë edhe harta interaktive e realizuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale, e konceptuar si një platformë dixhitale për pasqyrimin e larmisë së trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve dhe shqiptarëve përmes materialeve multimediale.

Në aktivitetin e mbajtur në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj u theksoi  se ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë jomateriale është nga detyrat e Ministrisë së Kulturës-së.

“Sapo përfunduam festivalin gjithëpërfshirës të monumentit më të gjallë të trashëgimisë sonë, dhe  kjo platformë digjitale është vetëm fillimi i një promovimi digjital të pasurisë sonë, e cila e afron brezin e ri tek tradita dhe trashëgimia”  u shpreh Kumbaro.

Nërkohë që gjatë prezantimit të hartës interaktive, Drejtori  i Drejtorisë së Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shpend Bengu , shpjegoi përpara të pranishmëve edhe mënyrën e funksionimit të saj dhe pritshmëritë e Ministrisë së Kulturës për një bashkëpunim sa më të ngushtë e më efikas me bashkepunëtoret e interesuar me qëllim pasurimin e të dhënave të hedhura në hartë.

Sakaq gjatë aktivitetit, u nderuan me medalione mirënjohjeje komunitete të ndryshme që kanë kontribuar me dokumente dhe video si “Terezina Shtjefni-Shkodër”, “Pal Biba-Mirditë”, “Sami Hysaj-Tropojë”, Hysen Haxhiaj-Tropojë, Erion Kumurija-Elbasan, Thoma Musha-Fier, dhe IRCA Ksenofon Ilia-Tiranë

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mjaft anëtare të komuniteteve të ndryshme kulturore, studentë, studiues, etj, ku njëkohësiht i pranishëm ishte edh  shkëlqesia e tij Boaz Rodkin, Ambasadori i Plotfuqishëm i Izraelit në Shqipëri.
Prezantohet për herë të parë platforma dixhitale e trashëgimisë kulturore jomateriale Prezantohet për herë të parë platforma dixhitale e trashëgimisë kulturore jomateriale Reviewed by Marion Mardodaj on 5/21/2015 11:53:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.