Loading...

Ministria e Mirëqenies Sociale, Veliaj pasohet nga Blendi Klosi


Kryeministri Edi Rama emëroi sot, Blendi Klosin si ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se “Blendi Klosi do të jetë ministri ynë i ri i Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj”.

Sipas procedurave ligjore, propozimi i kryeministrit për emërimin e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës, dekret i cili miratohet më pas nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ministria e Mirëqenies Sociale, Veliaj pasohet nga Blendi Klosi Ministria e Mirëqenies Sociale, Veliaj pasohet nga Blendi Klosi Reviewed by Marion Mardodaj on 5/21/2015 06:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.