Loading...

5 arsye pse duhet të lidhemi me personin e kundërt në personalitet

5 arsye pse duhet të lidhemi me personin e kundërt në personalitet
Kur vjen puna për t'u lidhur, mbase e keni vënë re që miqtë dhe familja sugjerojnë njëzëri të lidheni me një person që është i ngjshëm me ju. Por megjithëse është e rëndësishme që të pasurit disa gjëra të përbashkëta dhe interesa në jetë me partnerin potencial, ngjashmëria e tepërt do të çonte në vendnumro, mërzi dhe pakënaqësi përgjatë udhëtimit në jetë.

Pse?
Mendoni për një lidhje me një partner klloun të ngjashëm me ju. Duke pasur të njëjtat pëlqime dhe mospëlqime, të njëjtat hobi, të njëjtin personalitet, të njëjtat shije në ushqim...praktikisht do ndjeheni në kurth e të vetëkënaqur, dhe ka të ngjarë të kërkoni për dikë që t'ju plotësojë, jo dikë që të jetë pasqyra juaj.

Nga ana biologjike, njerëzit janë të prirur të joshen nga ata që janë të ndryshëm. Le të marrim eksperimentin e njohur të vitit 1995: ku një grup femrash nuhatën kanatjeret e disa meshkujve, dhe rezultati ishte që ato u joshnin më shumë nga ata meshkuj që ishin të ndryshëm nga to. Ky studim është cituar si ndër më të rëndësishmit në aspektin shkencorë. Dhe nga ana tjetër, është vetë trupi ynë që është i prirur të mos dëshirojë shumimim brenda llojit, prandaj jemi të prirur të shohim për partnerë me gjene të ndryshme nga ne.

Ja 5 arsye se përse duhet të lidheni me një person që ka gjene të ndryshme nga ju:

1. Plotësoni njëri-tjetrin
Siç u theksua edhe në fillim, duke u lidhur me dikë që është si shembëlltyrë e juaja, do ishte shumë e mërzitshme, dhe nuk do stimulonte rritjen personale tuajën pas një periudhe të caktuar. Ndryshimi thelbësorë mes të ndryshëmve është personaliteti, dhe duke u lidhur me një të ndryshëm, bën të forconi pikat e forta e të përmirësoni ato të dobta të personalitetit tuaj.

Ndoshta njëri nga ju mund të jetë introvert dhe preferon ta shpenzojë kohën në shtëpi e të mos socializohet me njerëzit. Ndërsa tjetri mund të jetë më ekstrovert e të inkurajojë partnerit të dalin më tepër bashkë. Dhe kështu, me kalimin e kohës do të shihni se të dy e inkurajoni njëri-tjetri në ato fusha ku përndryshe, do të qëndronit në vendnumro.

2. Mund t'i mosoni njëri-tjetrit gjëra të reja për jetën
Duke u lidhur me dikë që ka interesa ekzakte me tuajat, nuk do të ndihmonte që t'u rritnit në marrëdhënje, sepse nuk do të jeni në gjendje të ndani gjëra të reja me partnerin. Ndërsa duke u lidhur me dikë që ka interesa të ndyshme, do t'ju bënte më të harmonishëm pasi do të mosonit kaq sumë nga njëri-tjetri. Ndoshta ai apo ajo pëlqen të gatuajë, dhe kështu që ju shpenzoni kohë të qetë duke lexuar apo pikturuar, e t'ia tregoni atij apo asaj kur ushqimi të jetë gati.

Kjo lloj marrëdhënje do të lulëzojë për shkak se do keni gjithnjë gjëra të reja për t'i treguar njëri-tjetrit.

3. Marrëdhënja do duket më emocionuese dhe e plotësuar
Partneri juaj mund të vijë nga një e shkaur ndryshe, kështu që ka përvoja të ndryshme jetese nga ju. Mund të keni shije të ndryshme në ushqim, ndryshime në besimet fetare, dëshira të ndryshme të vendeve të cilat dëshironi të vizitoni.

Të gjitha këto pangjashmëri sugjerojnë se vazhdimisht do t'i tregoni dhe thoni njëri-tjetrit për vende të reja që duhen vizituar, për ushqime të reja që duhen provuar, për qasje të reja rreth aspekteve shpirtërore, etj.

4. Do keni gjitmonë më shumë për të zbuluar
Kur lidheni me dikë të ngjashëm me ju, nuk do keni shumë mundësi për të eksploroni njëri-tjetrin. Pasi të ndani hobit, historitë e fëmijërisë dhe besimet e pasionet e thella, çfarë gjëje tjetër do të mbante ndezur zjarrin e jetës? Çdo marrëdhënje ka nevojë diversitet dhe emocion në mënyrë që të vazhdojë rrugën.

Për shkak të diferencasve të shumta që keni, do keni gjithmonë diçka të re për të zbuluar. Kështu që nuk do të mërziteni në shoqërinë e një të ngjashmi, por do përftoni gjithnjë përvoja të reja në jetë.

5. Mosmarrveshjet mund të sheshohen më lehtë
Si të ndryshëm, ndoshta keni personalitete shumë të ndryshme, që do të thotë mënyra të ndryshme për të manovruar me argumentet. Ndoshta njëri nga ju dëshiron që t'i thotë të gjitha të vërtetat me emocion mbi tavolinë, ndërsa tjetri dëshiron të flasë shtruar e qetësisht. Kështu mosmarrveshjet mund të zgjidhen më shpejt, pasi ndërsa njëri mund të shpërthejë në emocione e në argumente, tjetri do i trajtonte gjërat në mënyrë më të ftohtë dhe racionale.

Një person që e ka durimin e kufizuar mund të shkonte me një person të qetë e të mbledhur, sepse dobësia e njërit është fuqia e tjetrit. Çdo argument do të analizohet nën dritën e logjikës, derisa njëri nga partnerët dëgjon, ndërsa tjetri është më e/i aftë të flasë përmes emocioneve.
5 arsye pse duhet të lidhemi me personin e kundërt në personalitet 5 arsye pse duhet të lidhemi me personin e kundërt në personalitet Reviewed by Marion Mardodaj on 5/30/2015 09:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.