Nga Sheila Cohler |
Ekziston edhe problemi i vlerësimit të ulët të vetvetes për ata njerëz, që për një arsye apo një tjetër, ndjehen se nuk meritojnë të trajtohen mirë.
Por këtu dëshiroj që ndonjëherë të sugjeroj të kundërtën. Më duket se disa nga ne mund të kenë frikë për tjetrin, dhe kështu që ndjejnë që ai apo ajo ka nevojë për ndihmën tonë, për dashurinë tonë, në çdo rrethanë. Mund të mendojmë që pa ndihmën tonë, personi tjetër mund të zhduket. Ndërsa kemi frikë nga braktisja, mund të shkojmë drejt çdo sjelljeje të keqe, në mënyrë që partneri të mos na lërë, të mos ikë.
Duke qenë se kam humbur babanë kur isha vetëm 7 vjeçe (ndërsa motra ime 9), mund të kem ndjerë që meshkujt janë të brishtë, që mund të na shkretojnë me lehtësi, mund të zhduken pa lënë gjurmë. Ndoshta kemi frikë që pa ndihmën tonë, pa ua ngritur nivelin e vetëvlerësimit, ata mund të shkërmoqen plotësisht.
Por mbi të gjitha, pse ndodh kjo, që kaq shumë femra, duket se ndjejnë që janë të vetmet që duhet të bëjnë pyetjen, përse meshkujt kanë nevojë për ndihmën tonë, të paktën në aspektin e artit të bashkëbisedimit, nëse jo në lidhje me jetën e tyre?
Në rastin tonë, sa i përket kësaj çështjeje, mund të jetë një përzierje e faktit që njerëzit me ngjyrë këtu, në apartedin e Afrikës së Jugut, ata të devotshmit që kanë qenë pranë nesh, janë poshtëruar dhe trajtuar si njerëz të egër. Kemi parë burra në ambjentet tona duke bërë punët më të vështira, me gjunjë përdhe duke pastura pa pushim, duke mbajtur për orë të tëra nën diellin përvëlues gurë gjigandë mbi shpatulla.
Burrat e bardhë rreth nesh, shpesh ishin të vdekur: babai ynë, dhe madje edhe njeriu i bardhë që u nderua nga bordi i shkollës, të gjithë ishin në gjumë, dhe pas vdekjes, u titulluan #Komisionerë të Lartë#, si Kitchener, Milner dhe Athlone, dhe sigurisht, në Kishën e shkollës sonë, Jezusi i vdekur. Njerëzit me ngjyrë ishin të poshtëruar dhe të përulur. Ndoshta ndjemë që ishte e domozdoshme për t'u ndalur në çdolloj sjelljeje skandaloze, në mënyrë që t'i mbajmë gjallë këta mehskuj, t'i mbajmë pranë nesh. Madje edhe duke shkuar larg, si në rastin e motrës time, e cila lejojë burrin e saj ta godiste, dhe përfundimisht ta nxirrte nga rruga ndërsa ishte duke ngarë makinën, e ta çonte drejt vdekjes./psychologytoday/
Tags
psikologji