Loading...

ISIS merr nën kontroll një kamp refugjatësh në Siri

Një grup vëzhgues thotë se Shteti Islamik ka nën kontroll pjesën më të madhe të një kampi refugjatësh palestinezë në dalje të kryeqytetit sirian, Damask.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se luftëtarë të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra – dega e tij në Siri, kanë marrë nën kontroll kampin Yarmouk. Dy grupet kanë luftuar së bashku kundër kryengritësve të tjerë.


Përveç përleshjeve në terren, Kombet e Bashkuara thonë se forcat siriane po godasin kampin me artileri. Dhuna gjatë javës së fundit ka bllokuar banorët që llogariten në rreth 18 mijë civilë, ndër të cilët shumë fëmijë./voa/
ISIS merr nën kontroll një kamp refugjatësh në Siri ISIS merr nën kontroll një kamp refugjatësh në Siri Reviewed by Marion Mardodaj on 4/05/2015 09:02:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.