Një sasi tritoli shpërtheu pas orës 20 : 00 ditën e djeshme në një banesë në Golem, në vendin e quajtur Pishat e Buta.
Nga shpërthimi mësohet se nuk ka patur të lënduar, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale si në ndërtesën ku ishte vendosur eksplozivi, shtu dhe në disa banesa përreth.
Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se shtëpia është në pronësi të një shtetaseje që jeton në Francë.
Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe po heton për shkaqet e mundshme të këtij shpërthimi dhe për ndonjë pistë konflikti që pronarja e objektit mund të ketë patur me persona të tjerë.
Tags
aktualitet