Loading...

6 Gënjeshtra të Mediave që Dëmtojnë Vlerësimin e Vetëvetes

 Ditët e sotme shumë nga ne shpenzojnë mjaftueshëm kohë duke qëndruar pas televizorit. Problemi me këtë mënyrë të sjellurit është se teksa shohim, në mënyrë të pandërgjegjshme jemi subjekt i disa gënjeshtrave të vogla, të cilat mund të dëmtojnë vetëvlerësimin dhe na bëjnë të ndihemi keq.

Mediat priren që me tendencën natyrore njerëzore tonën në një fare mënyrë te na krahasojmë me të tjerë persona. Ne e krahasojmë veten sepse jemi krijesa sociale, dhe është kjo mënyra se si mësojmë të ndërveprojmë me të tjerët.

Për shembull, fëmijët do të imitojnë shpesh prindërit e tyre ndërsa fillojnë të kuptojnë çdo të thotë të jesh adult. Është e zakonshme të shohësh fëmijë të veshin rrobat e mamit apo të babit. Krahasimi dhe imitimi janë sjellje krejtësisht normale të sjelljes njerëzore.

Por problemi me mediat (si spektaklet televizive dhe filmat) qëndron në faktin se ato aktivizojnë nevojën tonë që të krahasojnë vetëveten; jo ta krahasojmë atë me të tjerë qenie të vërteta njerëzore. Kështu që ne ushqehemi me imagjinatë jo realiste në lidhje me atë çfarë do të thotë të jesh njeri i vërtetë. Kjo bën që të ndihemi të papërshtatshëm, dhe kjo ul nivelin e vetëvlerësimit. Pasi nuk do kemi kurrë mundësi të replikojmë me personin tipik në televizor. Kur ia nënshtrojmë veten medias, ne shpesh e vendosim veten në pozicionin e të ndjerit të dështuar.

Ja një listë gënjshtrash që mediat i bëjnë natyrës njerëzore:

1. Është më mirë të jesh e/i ri
Kjo bëhet si makth ndërsa koha kalon. Kur shoh spektakle të viteve '70 dhe '80, kuptoj se atëherë ka pasur më diversitet në programe. Ndërsa tani mesazhi është se të qenit i/e ri, është më mirë.

Në këto kohë, jo vetëm që sheh të rinj e të reja të dominojnë programet televizive, por të rinjtë imitojnë kolegët e tyre më të vjetër. Për shembull, kam vënë re që 20 vjeçaret e reja, imitojnë femrat 30 vjeçe.

2. Duhet të jeni më të bukur
Kjo është bërë gjithnjë dhe më e ashpër përgjatë kohës. Bukuria ishte e preferuar për shumë kohë nëpër televizione dhe filma, por dekadat e fundit ka dalë jashtë kontrollit.

Njerëzit e spektakleve që shihni në ekrane përfaqësojnë standarde shumë më të mëdhaja të "pranimit". Jo vetëm kaq, por shumica e këtyre personazheve modifikojnë dhëmbët e bëjnë një sërë operacionesh plastike, injeksone, meikape, bëjnë stile të larmishme flokësh dhe vishen me rroba mode.

3. Është më mirë që të jeni nën peshë, pasi njerëzit mbipeshë janë qesharakë
Në SHBA, obeziteti është bërë fare normal. Rreth 30% e amerikanëve janë obezë.

Sidoqoftë, nëse gjithçka dini për amerikën është çfarë shihni në televizor, do të keni një ide të ngulitur rreth standardit të peshës normale të trupit.  Në fakt duket se shumica e personazheve televiziv janë nën peshë, dhe se ata të paktit që janë mbipeshë, zakonisht shihen si qesharakë. Nuk përbën çudi fakti se shumë njerëz bëjnë dietë herë pas here, ose karakterizohen nga çrregullime me oreksin.

4. Nuk keni mjaftueshëm para
Një nga gënjeshtërat specifike që mediat induktojnë është se një person mesatarë ka më shumë para se ju. Shumë show fokusohen në famë dhe mirëqenie,  duke dërguar kështu mesazhin se, ata që kanë shumë para përfaqësojnë pjesën më të madhe të popullsisë.

Madje televizionet dhe filmat pikturojnë shtresat e ulëta të popullsisë, të veshur mirë dhe me shtëpi normale, në mënyrë që të duken më mirë nga sa mund të pritet nga ne. Kam parë një sërë spektaklesh të njerëzve punëtorë, të veshur mirë, dhe me shtëpi të këndshme.

Mesazhi këtu është se, ne nuk kemi mjaftueshëm para. Fatkeqësisht, kjo, jo vetëm na bën të ndihemi keq, por gjithashtu na inkurajon të shpenzojnë përtej mundësive tona. Sa njerëz janë në borxh për shkak të pritshmërive jo realiste?

5. Personalitetet ekstrovete janë më të mirë se ato introverte
Këtu në SHBA, një ndër gënjeshtërat më të zakonshme të mediave është sugjerimi se, është më mirë të preokupohesh më tepër për njerëzit rreth jush e të jeni ekstrovert, se sa të jeni të fokusuar tek vetvetja e të jeni introvert. Ndërsa ekstroversioni është një trajtë më e zakonshme se introversioni (kam parë statistika ku theksohet se ekstrovertët përbëjnë rreth 3/4 e popullsisë), ekzistojnë shumë faktorë që duhen argumentuar. Megjithëse introvertët mund të mos preferojnë të bëjnë jetën e natës, ata kanë një sërë trajtash pozitive që mund të ndihmojnë njerëzimin. Zakonisht janë dëgjues të mirë, mendimtarë të mëdhenj dhe mund të jenë jashtëzakonisht produktiv. Megjithëse më pëlqejnë më shumë njerëzit ekstrovert, nuk dëshiroj të jetoj në një botë ku nuk ekzistojnë introvertët.

Si një introverte që jam, e quaj ofendim kur na pikturojnë si të ngathët e të çuditshëm.

6. Njerëzit me ngjyrë lëkure të bardhë janë të mirë
Të paktën në SHBA, shumica e karaktereve në media janë të bardhë. Megjithëse kjo gjë po nryshon për mirë, ekziston sërish një diskriminim i padrejtë nëpër medie.

Për shembull, mund të jenë disa personazhe të një minoriteti në një televizion apo spektakël komercial, por derisa ju po shihni këtë televizion që ushqen këtë minoritet, ka shumë të ngjarë të shihni sa më pak minoritete. Kjo i dërgon subkoshiencës tonë mesazhin që, po shikoni një minoritet dominues, dhe nëse nuk jeni pjesë e këtij minoriteti, jeni të huaj./raiseyourvibration/
6 Gënjeshtra të Mediave që Dëmtojnë Vlerësimin e Vetëvetes 6 Gënjeshtra të Mediave që Dëmtojnë Vlerësimin e Vetëvetes Reviewed by Marion Mardodaj on 4/17/2015 08:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.