Loading...

4 Shenja që tregojnë që s'bën për ty

angry-couple02.jpg
Nëse nuk keni një lidhje, ndoshta jeni duke u përpjekur të gjeni dikë që ta pëlqeni me të vërtetë, i cili do të jetë një partner i mirë jete. Ë thjeshtë të injorohen gjërat e vogla që ndodhin, por kjo nuk është diçka e zgjuar. Të gjithë bëjmë gabime, por disa prej tyre janë të mëdha dhe nuk mund të shkojnë pa u vënë re. Këtu keni disa shenja që tregojnë se ai nuk është i duhuri për ty.

1. Ai nuk mund ta pranojë faktin që ti ke një të shkuar

Çdo njeri ka një të shkuar. Nëse i dashuri yt mëriztet për faktin se ti ke pasur të dashur të tjerë, kjo mund të tregojë se ai nuk është për ty. Gjëja e fundit që një femër dëshiron është të ndihet fajtore për faktin që ka patur një jetë përpara tij. E shkuara nuk duhet të jetë diçka që i dashuri yt ta vërë në pikëpyetje ose ta përdorë kundër teje. Nëse e bën, është koha t’i mbathësh prej tij.

2. Ai është egoist në shtrat
Nëse mashkulli me të cilin ti del është egoist, kjo është diçka me të cilën duhet të merresh menjëherë. Ai duhet që të jetë po aq i dhënë pas kënaqësisë tënde, sa me të tijën. Nëse e lejon të jetë i tillë, asgjë nuk do të ndryshojë.

3. Ai çmendet kur ti tregon emocion
Kuptohet që burrat nuk e pëlqejnë faktin kur gratë qajnë. Kjo i bën të ndihen në siklet dhe nuk dinë sesi ta bëjnë atë të ndihet mirë. Mirëpo kjo nuk është asgjë krahasuar me disa meshkuj që zemërohen kur një grua qan apo mërzitet. Nëse i dashuri juaj zemërohet me ty kur ti nuk je e lumtur, atëherë ai nuk është i duhuri. Të gjithë kemi ndjenja dhe emocione që duhet t’i shprehim lirshëm. Nëse qëndron me një mashkull të tillë për shumë gjatë, do të mësosh të mbash emocionet dhe kjo nuk është diçka e mirë për ty.

4. Ai është vulgar dhe i ashpër
Disa njerëz thonë se të jesh vulgar në publik është e papranueshme, por po aq e papranueshme është edhe privatisht. Nëse i dashuri juaj është i pasjellshëm me ju, kur jeni vetëm për vetëm, kjo përbën një shqetësim, sidomos kur ia ke vënë në dukje dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse ai e kontrollon veten në publik, ai mund ta bëjë këtë edhe kur është me ty. Nëse ai humbet kontrollin e vetes, duhet ta lesh dhe të dalësh nga kjo marrëdhënie.
4 Shenja që tregojnë që s'bën për ty 4 Shenja që tregojnë që s'bën për ty Reviewed by Marion Mardodaj on 4/26/2015 08:58:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.