Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Etland Hoxha, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arrestimi i tij është bërë pasi në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish-restorant Durrësit, është konstatuar nga punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë duke i dhënë mjetin tip ‘Subaru’, me targë AA718LO, ku pas testit të alkoolit rezultoi se ishte ne gjendje të dehur.
Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësit e policisë i ka dhënë shumën 1000 lekë të reja në këmbim të mos bllokimit nga ana e efektivëve të lejes së drejtimit të automjetit. Nga ana e policisw u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kartëmonedha e prerjes 1000 lekëshe.
Tags
aktualitet