Loading...

10 mënyra për të qenë më Produktiv në Punë

1. Kuptoni orarin e trupit tuaj


Është e rëndësishme të organizoni ditën në përputhje me ritmin natyrorë të trupit tuaj, thekson Carson
Tate, themelues dhe bashkëmenaxher i konsulencës menaxheriale "Working Simply" (Duke punuar thjeshtë). Detyrat komplekse kryejini kur trupi juaj karakterizohet nga niveli i lartë i energjive. Për shumë njerëz kjo do të thëtë gjëja e parë në mëngjes, pasi jeni ushqyer. Detyrat që kërkojnë punë rutinë kursejini kur niveli juaj i energjive të jetë duke marrë tatëpjetën, si pasdite vonë. Çdokush është e/i ndryshëm, kështun që është e rëndësishme të kuptoni orarin e trupit tuaj, therkson Tate.

2. Bëjini prioritetet duke prioritizuar
Bëjini prioritetet duke prioritizuar
Detyrat që kërkojnë përcaktimin e prioriteteve kërkon shumë mundim mendorë, kshtu që duhet të planifikoni për të menduar për ditën apo javën në vazhdim, kur truri juaj është në gjendje të freskët, thotë Tate. Më pas, organizojeni kohën tuaj duke konsideruar se cilat detyra janë më të rëndësishmet, sa kohë ju nevojitet për secilën detyrë, dhe kohën më të mirë të ditës apo të javës për të kryer detyrat bazuar në ritmin e trupit tuaj.

3. Themeloni rutinën
Themeloni rutinën
Truri ynë është shumë i aftë për të kryer modele rutinë detyrash, thotë Tate. Kështu që duke themeluar rutinën rreth jush, duke kryer kështu rregullisht detyrat, kjo ju bën më eficient dhe produktiv. Për shembull, Tate rekomandon krijimin e rregullit për të kontrolluar në mënyrë automatike emailin, duke ju përgjigjur pyetjeve rutinë dhe arkivuar emailet. Mund të krijoni rutinë edhe për të lexuar, rregullimin e dokumenteve etj. Në të njëjtën kohë mund të nisni dhe të aplikoni rutinën duke kompletuar projekte të reja ose duke deleguar detyrat tek të tjerët.

4. Bëjini njëherësh punët e ngjashme
Bëjini bashkë punët e ngjashme
Truri është i prirur që të kryejë ato detyra komplekse që janë të ngjashme. Tate sugjeron se aplikimi i kësaj metode, pra duke programuar për të bërë detyrat e ngjashme, p.sh., mund t'i bëni të gjitha telefonatat e domozdoshme njëherësh, oss në të njëjtën mënyrë mund të dërgoni emailet.

5. Bëni pushim
Bëni pushim
Detyrat komplekse, si të shkruarit dhe hartimi i strategjive, kërkon shumë mundim mendorë, dhe truri mund të fokusohet për një kohë të limituar. Kjo do të thotë se është e rëndësishme që të kryeni pushine, dhe ta lejoni trurin të pushojë. Bëni një shëtitje ose shoqërohuni me dikë. Më pas rikthejuni punës sërish të energjizuar.

6. Bëni një listë 5 minutëshe
Bëni një listë 5 minutëshe
Add caption
Kur nuk keni energji ose energjitë tuaja po shkojnë drejtë tatëpjetës, dhe s'mund të nisni një detyrë të komplikaur, Tate sugjeron të përdorni listën 5 minutëshe. Mund të jetë një kërkim në internet, një printim dokumentash etj. Çfarëdo që të mendoni, lista 5 minutëshe mund t'ju ndihmojë të jeni produktiv, edhe gjatë kohërave të vështira, kur e keni thuajse të pamundur të përqendroheni.

7. Mos kryeni shumë punë njëherësh
Mos kryeni shumë punë njëherësh
Truri nuk është adapt për të bërë shumë gjëra njëherësh, dhe të depërtojë me shpejtësi mes punëve. Nuk jeni të përqendruar në asgjë dhe ka shumë të ngjarë që të harroni, thotë Tate. Pra, është më mirë që të fokusoheni në çdo detyrë, rast pas rasti.

8 Bëjini trurit një "zbrazje" ditore
 Bëjini trurit një "zbrazje" ditore
Tate sugjeron që të eleminoni "trurin e kokoshkave" duke bërë një "zbrazje", duke zbrazur të gjitha përbërjet e trurit duke shkruar të gjitha mendimet e pafundme, idetë dhe porositë që ju kanë ardhur apo ju vijnë gjatë ditës. Thjesht fokusohuni që t'i "nxirrni" jashtë, dhe më pas rikthehuni sërish.

9. Bëjini argëtuese detyrat rutinë
Bëjini argëtuese detyrat rutinë
Një ndër arsyjet që njerëzit i zvarrisin gjërat është për shkak se u duken të mërzitshme, thotë Tate. Por këto detyra duhen bërë. Ai sugjeron që t'i bëjmë argëtuese detyrat rutinë, ndoshta duke dëgjuar muzikë apo duke ndryshuar ambjent. Bëni një shëtitje si skuadër në një park apo të konsumoni një drekë së bashku.

10. Përdorni "zvarritjen e performancës së lartë"
Zvarritje, duke u zvarritur
Besojeni apo jo, zvarritja nuk është gjithmonë armiku i produktivitetit, thotë Tate. Dërgon një sinjal të rëndësishëm. Në i keni zvarritur gjërat, bëjini vetes pyetjen, përse? Është projekti në përputhje me qëllimet dhe synimet tuaja? Përdoreni këtë informacion për të bërë listën dhe fokusohuni mbi gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme.
10 mënyra për të qenë më Produktiv në Punë 10 mënyra për të qenë më Produktiv në Punë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/23/2015 06:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.