Loading...

Nisma për Kosovën fton qytetarët mos të largohen nga vendi


Nisma për Kosovën fton qytetarët mos të largohen nga vendi

Nisma për Kosovën përmes një deklarate fton sot të gjithë qytetarët kosovarë të mos largohen nga vendi.

“Në Kosovë para syve të qeveritarëve tanë po ndodh shpërngulja më e dhimbshme e qytetarëve, e jo migrim ilegal siç po e quan qeveria e Republikës. Kjo situatë pa dyshim që do të lë pasoja të tjera në ekonominë e vendit dhe në buxhetin e Kosovës. Sigurisht në të ardhmen do të kemi edhe më pak tatime në të ardhura, më pak të ardhura në dogana, më pak konsum etj.”, theksohet në deklaratën e Nismës për Kosovën.



Sipas saj, tek shumica e qytetarëve që po e lënë Kosovën mbizotëron bindja se këtu nuk ka punë, nuk ka kushte për jetë normale, nuk ka siguri dhe se mungon perspektiva për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Nisma për Kosovën i fton qytetarët të bashkohen për të ndryshuar këtë gjendje të shkaktuar nga keq qeverisja, papërgjegjshmëria dhe injoranca e qeveritarëve”.
“Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta ndryshojnë gjendjen dhe shpresën për një të ardhme të dinjitetshme në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar rreth një programi kombëtar për ndryshim e kthejnë shpresën dhe besimin qytetar”, përfundon deklarata.
Nisma për Kosovën fton qytetarët mos të largohen nga vendi Nisma për Kosovën fton qytetarët mos të largohen nga vendi Reviewed by Marion Mardodaj on 2/07/2015 08:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.