Autoritetet bashkiake në qytetin e Patrasit në Greqi kanë hequr flamurit e BE-së nga sheshi i qytetit, njofton "GRReporter". Raportohet se vendasit karakterizohen nga ndjenja urrejtjeje për Bashkimin Europian.
GRReporter shpjegon se flamuri u hoq me urdhërin e krytarit të bashkisë së Patrasit, Kostas Peletidis.
Siç duket fitorja e partisë së ekstremit të majtë të Sirizas i ka forcuar bindjen kryetarit të bashkisë për të hequr flamurin e BE-së e për të theksuar distancimin nga Europa.
Ndërsa raportohet se një gazetë me bazë në Bruksel thekson se kohët e fundit bashkia e Patrasit ka marrë rreth 1 miliardë euro financime për projekte të ndryshme nga Banka Europiane për Investime dhe Fondi Rajonal i Zhvillimit. .
Tags
Ballkani