Marrëdhënjet pozitive prindër-adoleshent mund të parandalojnë Vetëvrasjen

Marrëdhënjet pozitive prindër-adoleshent mund të jenë çelësi për të parandaluar tentativat për vetëvrasje të adoleshentëve, sipas universitetit British Columbia.

Vetëvrasja zë vendin e tretë ndër shkaqet e vdekjeve të adoleshentëve në mbarë botën, dhe është përgjegjëse për më shumë se 25 % të vdekjeve në Kanada. Studimet ekzaminuan lidhjet mes prindërve dhe të rinjëve dhe historitë e tentativave të mendimeve për vetëvrasje.

Shumë studime sugjerojnë që marrëdhënjet pozitive prindërore reduktojnë riskun e përjetimit të depresionit tek adoleshentët dhe rrjedhimist në mendimet për vetëvrasje. "Sidoqoftë, ka qenë e paqartë nëse marrëdhënjet pozitive prindër-adoleshent mund të mbrojnë kundër mendimeve vetëvrasëse, tentativave për vetëvrasje apo të dyja bashkë," thotë Boaz Saffer, udhëheqësi i studimit i diplomuar për psikologji klinike në UBC. "Ky është një dallim shumë i rëndësishëm, duke pasur parasyshë që shumica e njerëzve që mendojnë për vetëvrasjen, nuk veprojnë bazuar në mendimet e tyre".

Rezultatet e studimit treguan që adoleshentët me histori tentativash për t'u vetëvrarë raportuan nivel të ulët përkujdesje nga prindërit. Ndërsa nga ana tjetër, mbikujdesja e prindërve shkaktonte vetmi dhe ankth, dhe se tentativat e këtyre të fundit për vetëvrasje nuk ishin të ndryshme nga ata që vetëm mendonin për vetëvrasjen.

"Këto gjetje tregojnë që përkujdesja prindërore në adoleshencë i redukton mundësitë që mendimet për t'u vetëvrarë të çojnë tek tentativat për vetëvrasje;" thotë Saffer. "Prandaj, rritja e nivelit të përkujdesjes prindërore mund të përfaqësojë një mundësi të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e vetëvrasjeve tek adoleshentët, kryesisht tek ata adoleshentë që po përjetojnë mendime vetëvrasëse."/medicalnewstoday/
Previous Post Next Post