Loading...

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, tani edhe me diasporën


Kumbaro-Murati

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro u prit dje nga ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, në një takim ku në fokus ishte bashkëpunimi i ministrive në aktivitetet kulturore “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat planifikohen të organizohen në diasporë.
Ministri Murati e njoftoi ministren Kumbaro për punën dhe funksionimin e tre qendrave kulturore në diasporë, konkretisht në Turqi, Zvicër dhe Suedi.

Sipas ministrisë kosovare, dy ministrat ranë dakord të themelohen qendra të përbashkëta kulturore në diasporë, të cilat do të shërbenin si vende ku mësohet për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që atë ta paraqesin sa më mirë para botës.
Ndërsa, ministrja Kumbaro theksoi krijimin e një modeli të qendrave kulturore që do të kishte sukses për shumë vjet.
Të dyja palët ranë dakord që të kontribuojnë me projekte të përbashkëta të komunitetit artistik shqiptar, gjithnjë në të mirë të diasporës.
Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti ministren e Kulturës të Shqipërisë, Mirela Kumbaro në një takim, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kulturës.
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, tani edhe me diasporën Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, tani edhe me diasporën Reviewed by Marion Mardodaj on 2/21/2015 09:55:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.