Gjinia dhe personaliteti kanë rëndësi primare në mënyrën se si njerëzit përshtaten me sëmundjet fizike dhe mendore, sipas një publikimi të Washington State University dhe kolegëve të tyre në University of Thai Chamber of Commerce.
Meshkujt janë më pak të prekur se sa femrat kur është prezente vetëm një simptomë e vetme sëmundjeje. Numri i simptomave nuk ndryshon në mënyrën se si ndikohen femrat, thekson Robert Rosenman, profesor në departamentin e Shkencave Ekonomike.
Rosenman ka punuar me Dusanee Kasavayuth dhe Vasileios Zikos, të dy në UTCC në Bangkok, Tajlandë.
"Femrat preken më tepër nga sëmundjet se meshkujt në ato raste kur është prezente më shumë se një simptomë. Ndërsa meshkujt preken më shumë kur është prezente vetëm një simptomë. Është e rëndësishme të theksohet mënyra se si personaliteti tek femrat e menaxhon faktin e të qenit sëmurë, ndërsa meshkujt në përgjithësi reagojnë në mënyrë të njëjtë." shton Rosenman.
Studimi bazohet në të dhëna të mbledhura në British Household Panel Survey, të dhëna gjatësore të themeluara nga Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat gjatësore gjurmojnë të njëjtët persona në disa pika në kohë dhe u bëjnë të njëjtat pyetje. Paneli përfshiu 2,859 njerëz, nga ku 1,471 ishin meshkuj dhe 1,388 femra.
Dy tipe femrash i rezistojnë sëmundjeve mendore
Studimi i pyeti njerëzit rreth lumturive dhe kënaqësive në kontekstin e jetëve të tyre. I pyeti gjithashtu për shëndetin e tyre mendorë dhe fizik dhe për personalitetet e tyre. Rosenman dhe kolegët e tij i analizuan të dhënat për të parë se si personaliteti dhe gjinia ndikojnë mënyrën se si njerëzit përshtaten me faktin e të qenit sëmurë.
Studiuesit gjetën që femrat me një apo dy tipe të veçanta personaliteti kishin më pak të ngjarë që t'u preknin nga sëmundjet mendore, se femrat e tjera.
Femrat me tipin e parë të personalitetit, ato me nivel të lartë të përshtatshmërisë, përjetonin cilësi të mira marrëdhënjesh në jetët e tyre. Tipi i dytë, ato femra me nivel të ulët të vetëdijes, kishin më pak nevojë për arritje, rend dhe këmbëngulje.
Rosenman tha se femrat me nivel të lartë të përshtatshmërisë ka të ngjarë të kenë lidhje më të mira shoqërore dhe prandaj kanë më tepër ndihmë për t'u përshtatur me sëmundjet mendore. Femrat me nivel të ulët të dëshirës për t'i bërë gjërat drejtë, janë më tepër të prirura që të humbin kontrollon mbi baza ditore, kështu që ato ka të ngjarë të mos shohin ndonjë impakt nga pikëpamja e sëmundjes mendore, tha ai.
"Ato shpesh nuk e kanë veten nën kontroll. Kështu që nuk preken në të njëjtën mënyrë si femrat e tjera," thotë Rosenman.
Studimi nuk gjeti lidhje mes tipeve të personalitetit dhe impaktit në sëmundjet mendore tek meshkujt.
Ekonomia e lumturisë
Rosenman dhe kolegët e tij u fokusuan fillimisht tek një pyetje thelbësore: Sa e kënaqur je me shëndetin? Më pas e ndanë këtë në pyetje të tjera në bazë gjinisë dhe personalitetit. Studimi është pjesë e një fushe në rritje mbi ekonominë e lumturisë.
"Shumë njerëz mendojnë se ekonomia ka lidhje vetëm me paratë. Por ka të bëjë më shumë se kaq. Ne po fillojmë të shohim se çfarë i bën njerëzit të lumtur dhe si ndikon kjo në aspekte të ndryshme të jetës./sciencedaily/

Tags
shendet