Loading...

5 sjelljet e njerëzve të balancuar Emocionalisht



1. Në vend që të reagojnë, përgjigjen

Një reagim është i nxehtë, ndodh në një momet të vlimit të emocioneve, kur jemi të stakuar nga vetja jonë. Mundet të zgjasë vetëm një fraksion sekonde përpara se intuita jonë të kapë diçka apo të dalë në temë. Kur ndihemi të irrituar përpara një situate apo personi, ka shumë të ngjarë që të reqagojmë, në vend që të përgjigjemi. Të përgjigjurit do na lërë një ndjenjë sikur ne i trajtojmë gjërat me integritet dhe respekt.

 2. Ata nderojnë realitetin e emocioneve të tyre

Kur jemi këtu dhe tani, është shumë e lehtë të përshtatemi me emocionet dhe t'i shohim ato thjeshtë, si emocione. Nëse mendojmë për të shkuarën apo të tashmen, emocionet dhe situatat mund të marrin kuptime të reja ndërsa i mveshim një ngjarje.

Për shembull, imagjinoni sikur keni dështuar në një intervistë pune. Nëse nuk jeni prezent me emocionet e çastit, mendja juaj do të shkojë prapa në eksperiencat dhe përvojat e shkuara të së njëjtës mënyrë të të ndjerit. Tani ndiheni të dështuar dhe do filloni të ndiheni të padobishëm në çdo intervistë tjetër pune. Por kur jemi prezent, kemi fuqinë të rifreskojmë veten në çdo moment dhe mund të shohim çdo situatë me një perspektivë të re.

3. Ata duken si të brendshëm dhe kanë dhembshuri të vërtetë për veten e tyre autentike

Bëni një listë të madhe për të gjitha gjërat që bëjnë të ndiheni mirë, dhe bëni për ditë një nga gjërat e listës. E madhe apo të vogël, nuk ka rëndësi. Kjo përpjekje e vogël redukton stresin dhe na bën të ndjehemi të aftë dhe me vetëbesim.

4. Ata insistojnë në lëvizje

Kur jemi të dëshpëruar, të stresuar apo në ankth, një ndër mënyrat më të mira për të dalë nga mendja jonë është rilidhja me veten përmes të lëvizurës, kryesisht lëvizjeve të lira. Vendosni një muzikë që ju pëlqen dhe vendoseni kudo që të jeni apo shkoni. Në momentin që jeni duke lëvizur apo dëgjuar muzikë, bëni lëvizje të çfarëdolloji që të lëvizni trupin tuaj.

5. Ata nuk e trajtojnë mirënjohjen si një bonus, por si një kërkesë

Praktikimi i mirënjohjes është një ndihmesë e fuqishme për emocionet tona pasi e drejton fokusin tonë në të mirën, dhe na trajnon që të shohim të mirën në çdo situatë. Na sinjalizon të vlerësojmë për të gjitha gjërat që kemi, në vend që të merremi me atë çfarë na mungon. Për të kultivuar mirënjohjen, mundohuni të ndani tre gjërat më të rëndësishme që keni si familja, partneri dhe të afërmit. Mundet gjithashtu të shkruani një listë mirënjohjesh në ditarin tuaj, dhe ta përdorni atë nga pak për çdo ditë.
5 sjelljet e njerëzve të balancuar Emocionalisht 5 sjelljet e njerëzve të balancuar Emocionalisht Reviewed by Marion Mardodaj on 2/12/2015 07:44:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.