Hungari: Protesta kundër animit të qeverisë kah Rusia

Mijëra hungarezë kanë protestuar mbrëmë vonë në kryeqytetin Budapest kundër asaj, që ata e shohin si lëvizje të qeverisë më afër Rusisë.

Masa prej afro 5 mijë vetëve ka protestuar në qendër të Budapestit me mbishkrime, në të cilat kritikohej kryeministri, Viktor Orban, për aksionet promoskovite, që demonstruesit i kanë dënuar.

Mbështetja publike e kryeministrit Orban ka rënë kah fundi i vitit të kaluar, megjithqë partia e tij i ka fituar tri zgjedhje kryesore më herët gjatë vitit 2014.


Një protestues tha se është i shokuar nga qeveria, për shkak të “nënshtrimit të Hungarisë ndaj ndikimit rus”, dhe në këtë kuadër e ka përmendur kredinë prej 10 miliardë eurosh nga Rusia për zgjerimin e një centrali atomik në Hungari.
Previous Post Next Post