Loading...

Shfrytëzonin si prostitutë studenten 22 vjeçare, arrestohen tre tutorët

Shfrytëzonin si prostitutë studenten 22 vjeçare, arrestohen tre tutorët
Ilustrim
Tre persona janë arrestuar në qytetin e Elbasanit me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të personave të rritur.

Policia bën me dije se ka ndaluar 35-vjeçarin Leonard Balia, 17-vjeçarin Muhamed Kovaçi dhe 39-vjeçarin Ylli Likollari, që të tre banues në Elbasan.


Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion 22-vjeçaren nga Kuçova me iniciale A.G, aktualisht studente në Tiranë. Ndalja e veprimtarisë kriminale u realizua në sajë të operacionit “Parku 2”.

Vetëm tre muaj më parë, gjatë një tjetër operacioni të koduar “Parku 2014” Policia e Elbasanit arrestoi 5 persona me të njëjtën akuzë, atë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Shfrytëzonin si prostitutë studenten 22 vjeçare, arrestohen tre tutorët Shfrytëzonin si prostitutë studenten 22 vjeçare, arrestohen tre tutorët Reviewed by Marion Mardodaj on 12/08/2014 01:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.