Nëse do ju kërkohej që të uleni e të kujtoni një listë numrash dhe një sërë faktesh, si do t'ja bënit? Ka shumë mundësi që ta bëni gabim.
Një ndër gjërat kryesore për mendjen është se, megjithëse ne kemi të gjithë një të tillë, nuk kemi qasje perfekte në atë se si mund të marrim më të mirën prej saj. Kjo lidhet pjesërisht me të metën e aftësisë tonë për të menduar rreth mendimeve tona personale, që njihet si "metakonjicion) (ang. metacognition). Duke studiuar procesin e këtij mendimi vetëreflektues, del në pah se qeniet njerëzore kanë pika qorre në mendje.
Një fushë ku këto pika të verbëra janë me shumicë, është tek të mësuarit. Ne, fatkeqësisht, jemi pabesueshmërisht naivë në pikëpamjet që kemi mbi mënyrën se si mund të mësohet më mirë.Studiuesit Jeffrey Karpicke dhe Henry Roediger u angazhuan të vëzhgojnë një aspekt: se si provimi mund të konsolidojë kujtesën tonë ndaj fakteve. Në eksperimentin e zhvilluar, ata u kërkuan kolegëve të tyre studentë që të mësonin fjalë nga gjuha swahili në gjuhën angleze. Për shembull, ata duhet të mësonin se nëse u jepej një fjalë nga swahili, supozojmë "mashua", të mësonin formën e saktë të kësaj fjale në anglisht, që është varka (boat). Pjesëmarrësit mund të kenë përdorur burimet e fakteve të përvetësuara nga provimet e shkollës apo universitetit, por përdorimi i swahili-t ua reduktonte mundësitë pjesëmarrësve që të përdornin ndonjë njohuri të mëparshme, e cila do t'i ndihmonte të mësonin. Pasi u mësuan të gjitha fjalët, ata duhet të bënin një test një javë më vonë.
Tani, nëse disa prej nesh do e rishikonin listën, mund ta studionim, të testonim vetëveten dhe më pas të përsërisnim këtë cikël, duke "flakur" artikujt në listë që i kemi kuptuar mirë dhe saktë në fillimet e studimit. Kjo e bën studimin më të lehtë dhe na mundëson që të fokusojmë energjitë tona tek gjërat që nuk kemi mësuar akoma. Është një plan pune që duket se bën sens në mënyrë të përkryer, por në fakt është një plan shkatërrues, nëse duam të mësojmë ashtu siç duhet.
Karpicke dhe Roediger u kërkuan studentëve që të përgatiten për testimin në mënyra të ndryshme, dhe të krahasonin suksesin - për shembull, njëri grup vazhdoi të testonte vetëveten mbi të gjitha artikujt-fjalët e listës, pa "flakur" ato fjalë që kuptonte saktë, ndërsa grupi tjetër nuk e testoi më vetëveten mbi pyetjet e sakta të bënë në fillimet e studimit.
Në provimin final, ndryshimet mes grupeve ishin dramatike."Flaklja" e artikujve nga studimi dha efekte të dobëta, pjesëmarrësit që "flakën" fjalët gjatë vazhdës së studimit performuan relativisht shumë dobët: ata mund të kujtonin vetëm 35% të fjalëve, kurse grupi tjetër, i cili vazhdoi ta testonte vetëveten me artikujt që kishte mësuar, ishte i aftë të kujtonte rreth 80% të çifteve të fjalëve.
Duket se mënyra më efektive për të mësuar është të praktikuarit e rigjetjes së artikujve në mendjen tonë, jo duke u munduar për t'i çimentuar ato në kujtesë dhe duke vazhduar me studime të mëtejshme. Për më tepër, "flakja" e gjërave të mësuara nga rishqyrtimi dhe rishikimi i mundur, që në fakt është një këshillë që jepet nga shumë udhëzues praktik (në Shqipëri jepet shumë dendur, edhe nga pedagogë), është shumë e gabuar. Mund të pushosh së studiuari çfarë ke mësuar, por duhet të vazhdosh testimin e vetëvetes, nëse dëshiron që të kujtosh sa më shumë në provimin final.
Dhe së fundi, studiuesit pyetën pjesëmarrësit se sa mirë mund të kujtonin çfarë mësuan. Të gjithë grupet hamendësuan në kor me 50%. Ky është një mbivlerësim i madh për ata që "flakën" artikujt e kuptuar gjatë studimit (dhe nënvlerësim për ata që vazhduan të testojnë vetëveten me të gjitha artikujt).
Pra duket se kemi një pikë të verbër metakonjicioni, ku duket se rishqyrtimi apo rishikimi është strategjia më e mirë. Duke e bërë këtë një udhëzues të vetëvetes, ne udhëhiqemi nga faktet, dhe jo nga instiktet tona. Por gjithashtu, edhe fakti ka një moral për mësuesit: duhen bërë më shumë provime, në vend që të kërkohet se çfarë dinë nxënësit - provimet na ndihmojnë që të kujtojmë./Oculus News