Loading...

Ja kryekomunarët që s'paguajnë energjinë

 Kryetarët e komunave që nuk paguajnë energjinë

Dasho Aliko, Komuna Lazarat, 2 kontrata, detyrimi 14909080.06 lekë

Gëzim Hoxha Komuna Vllahinë, 7 kontrata, 7 628 517 lekë

Hysen Gashi Komuna Rrashbull, 2 kontrata, 7 192 145 lekë


Abedin Uruçi Komuna Kolsh 2 kontrata    2 326070 lekë

Gani Allushi Komuna Zall Herr 2 kontrata, 1 378 767 lekë

Adriano Shabani Komuna Kurjan 4 kontrata, 987.820 lekë

Xhevat Molla Komuna Ana Malit            1.009.964 lekë

Feriz Hoxha Kumuna Bytyç           1.048.462  lekë

Pëllumb Thaçi Komuna Gjinaj        1.563.013 lekë

Halil Aliaj Komuna Surroj            993.579 lekë

Rrok Dodaj Komuna Qerret            972.883 lekë

Rahman Demaj Komuna Tërthore       815.769 lekë

Lek Bibaj Komuna Hajmel            740.124 lekë

Kujtim Gjoka Komuna Bushtricë    670.013 lekë

Ahmet Shira Komuna Kalis       660.509 lekë

Afati


Nuk i shlyejnë qysh nga 2007-a

Nëse do të merrnim për bazën vjetërsinë e faturave të papaguara të energjisë elektrike, sigurisht të parët në listë janë Xhevat Molla, Pëllumb Thaçi, Abedin Uruçi, të cilët nuk paguajnë qysh nga janari i vitit 2007. Rrahman Demaj, kreu i Komunës Tërthore nuk paguar qysh në janar 2007. Ai ka nisur të paguajë muajt e fundit, por borxhi që i ka kaluar vitet ka mbetur pa lëvizur. Po kështu ka vepruar edhe Kujtim Gjoka, kreu i Komunës Bushtricë.

Gezim-Hoxha-1 Hysen-Hoxha-1 Abendin-1 Shabanaj-1

Dasho Aliko

Për energjinë e konsumuar në shtëpi, Dasho Aliko, kreu i Komunës Lazarat ka paguar vetëm një faturë, janarin e 2010-s. Shtylla e pagesave ka mbetur bosh me vite. Për lokalin shuma mujore e konsumit shkon 5 milionë lekë.

Gëzim  Hoxha

Kryetari i Komunës Vllahinë, Gëzim Hoxha, figuron në sistemin elektronik të OSHEE-s, me 7 kontrata të lidhura me OSHEE-në nga të cilat borxhi i grumbulluar deri më 13 dhjetor 2014 arrin mbi 7.6 milionë lekë.

Hysen Gashi

Kryetari i Komunës Rrashbull, Hysen Gashi, ka dy kontrata të  energjisë ku rezulton me detyrime të prapambetura në shumën rreth 7.1 milionë lekë. Ai ka qysh në vitin 2009 që nuk i paguan faturat e energjisë së konsumuar.

Abedin Uruçi

Ndërsa kryetari i Komunës Kolsh, Abedin Uruçi, duhet të paguajë në sportelin e OSHEE-së mbi 2 milionë lekë fatura të

energjisë elektrike. Gani Allushi, kreu i Komunës Zall Herr ka mbi 1 milion lekë fatura energjie të papaguara./shqip/

Shabani dhe Thaçi

Adriano Shanani, kryetari i Komunës Kurjan disponon katër kontrata dhe është debitor në shumën e afro 1 milion lekëve. Ndërsa Pëllumb Thaçi, Komuna Gjinaj, ka mbi 1.5 milionë lekë të papaguara OSHEE-së.
Ja kryekomunarët që s'paguajnë energjinë Ja kryekomunarët që s'paguajnë energjinë Reviewed by Marion Mardodaj on 12/14/2014 02:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.