Loading...

Mbi 5 shtatzani mund të shkaktojnë probleme zemre vdekjeprurëse, thekson studimi

Një grua që ka kaluar 5 shtatzani është e rrezikuar dhe e ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës, thekson një studim i ri, zhvilluar mbi gratë hispanike.

Shkencëtarët studiuan 885 gra të moshave 45 dhe lart në Çikago, Majemi, San Diego dhe Nju Jork, dhe zbuluan që ato gra që kishin 5 ose më shumë fëmijë, ishin tre herë më shumë të prirura të kishin probleme me zemrën që mund t'u shkaktonin vdekjen, në krahasim me gratë që nuk kishin ose kishin më pak se 5 fëmijë.


"Gjatë shtatzanisë, në vend që gruaja të ushqejë embrionin, sistemi kardiovaskularë i saj duhet t'i nënshtrohet adaptimeve të mëdha," theksoi Dr. Shivani Aggarwal i Wake Forest School of Medicine në Winston-Salem, Karolinë e Veriut. Këto ndryshime përfshijnë dhjamosjen e muskujve të zemrës - që mund të rezultojë me deri 50% të zmadhimit të masës, sforcimin dhe rritjen e rrahjeve të zemrës.

Edhe studimet e mëparshme kanë dëshmuar një lidhje mes shtatzanive të shumta dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, por një studim i tillë nuk është bërë mbi gratë hispanike.

Nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndryshimet që ndodhin në zemër dhe trup gjatë shtatzënisë dhe pasojave të dëmshme të saj, theksoi Aggarwal.

Studimi u publikua të hënën (17 Nëntor) në takimin e Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association) në Çikago, SHBA. /livescience/
Mbi 5 shtatzani mund të shkaktojnë probleme zemre vdekjeprurëse, thekson studimi Mbi 5 shtatzani mund të shkaktojnë probleme zemre vdekjeprurëse, thekson studimi   Reviewed by Marion Mardodaj on 11/19/2014 09:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.