Me nga katër vjet burg secili janë dënuar ish-ministri grek i Financave, Janos Papantoniu dhe bashkëshortja e tij, që u shpallën fajtorë për akuzën e deklarimit të pasaktë të origjinës së të ardhurave.
Dënimi për çiftin është me kusht dhe mund të blihet me 10 euro në ditë për secilin.
Çifti u dënua edhe me gjobë 10 000 euro secili, ndërkohë që gjykata vendosi që ata duhet t’i paguajnë shtetit edhe një shumë nga 50 000 euro secili për dëmshpërblim.
Akuza kundër ish-ministrit Papantoniu dhe bashkëshortes kishte të bënte me deklarimin e pasurisë të vitit 2009, ndërsa çifti pritet të gjykohet sërish të enjten e ardhshme për akuza të njëjta që kanë të bëjnë me vitin 2008./atsh/
Tags
Ballkani