Loading...

Edi Rama në Serbi


Edi Rama

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, viziton sot Beogradin, duke shënuar kështu vizitën e parë të një udhëheqësi shqiptar në Serbi që prej 68 vjetësh.

Ai do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thuhet se dy kryeministrat do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërshtetërore.


Tirana zyrtare e konsideron këtë vizitë si mundësi për hapje të një kaptine të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Nuk dihet ende se çfarë do të përmbajnë marrëveshjet e parapara për nënshkrim, ndonëse mediat në Shqipëri, jozyrtarisht, raportojnë se ato kanë të bëjnë me doganat, me qarkullimin e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe me bashkëpunimin rinor.

Në mbrëmje ai pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit, kurse të martën kryeministri shqiptar ka paralajmëruar edhe një vizitë në Preshevë, për të zhvill një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti.

Vizita ishte përcaktuar që më parë për në datën 22 tetor, por dhuna e ushtruar në ndeshjen Serbi – Shqipëri, bëri që vizita të shtyhej për ditën e sotme.

Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd është pezulluar dhe ndërprerë në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.
Edi Rama në Serbi Edi Rama në Serbi Reviewed by Marion Mardodaj on 11/10/2014 11:20:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.