“Dreaming American”, kalvari i të riut shqiptar


Imigracioni është një nga temat më të debatuara në SHBA kohët e fundit dhe një nga elementët më të diskutuar ka qenë fati i emigrantëve që jetojnë në vend pa dokumente. Këtë përvojë e përjetoi për vite me radhë në Nju Jork dhe aktori Prekë Radoina, një i ri nga Thethi, në veri të Shqipërisë. Vështirësitë e tij gjatë kohës kur ishte ende një imigrant i paligjshëm pasqyrohen në filmin me metrazh të shkurtër “Dreaming American”, me skenar dhe regji të fituesit të Çmimit Emmy për montazh, Lee Percy.

Në film Preka, i cili njihet dhe me emrin e artit Praq Rado, interpreton vetveten në rolin kryesor dhe gjatë një interviste me gazetarin e Zërit të Amerikës Julian Zyla, në Nju Jork, autorët thanë se kanë në plan të realizojnë dhe versionin me metrazh të gjatë të filmit.
Previous Post Next Post