Edi Rama: Do të hapim dosjet e sigurimit të shtetit

Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapjen e bunkerit të nëndheshëm të komunizmit si çeshtjen e një thesari të kujtesë kolektive. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në sallën që do shërbente si Kuvendi i Shtetit komunist nëse do kishte një sulm bërthamor Rama theksoi se qeveria nuk po përpiqet të rishkruajë historinë por ta ekspozojë atë me dëshmitë që ka lënë pas, duke premtuar kështu edhe hapjen e dosjeve te sigurimit.


Ne i përkasim asaj shkolle të re për Shqipërinë që nuk ia fsheh publikut misteret e së shkuarës. A ka kush mundësi të më thotë sesi është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe t’i fshihet publikut si sekret shtetëror, jo vetëm nga ata që do luftonin me botën mbarë, por edhe nga ata që i gënjeu mendja se e përmbysën bashkë me regjimin e vjetër edhe mendësinë e këtij regjimi.
Ruajtja e këtij misteri ashtu si ruajtja e dosjeve të sigurimit të shtetit janë vazhdimësia e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kostos dhe tonelatave të propagandës gënjeshtare që derdhet përditë mbi të terat. Jemi për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën.
Jo për të rishkruar historinë por për të ekspozuar të shkuarën. Për t’i treguar gjeneratave të reja dëshmitë, skutat, imazhet, dokumente e saj si një mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese” – u shpreh Rama.
Previous Post Next Post