Loading...

Si Kurioziteti ndryshon trurin për të rritur të mësuarit


Si Kurioziteti ndryshon trurin për të rritur të mësuarin

Sa më shumë kuriozë të jemi rreth një teme, aq më të lehtë do ta kemi të mësojmë prej saj. Një studim i ri i publikuar në revistën Neuron prodhoi të dhëna të mjaftueshme në atë se çfarë ndodh në trurin tonë kur përfshihemi nga kurioziteti. Këto gjetje mund të ndihmojnë shkencëtarët të gjejnë rrugë të reja për të zhvilluar të mësuarit dhe memorien e përgjithshme tek individët e shëndetshëm dhe tek ata me gjendje neurologjike.

"Gjetjet tona kanë domethënje afatgjatë për publikun sepse zbulojnë pikëpamje se si një formë e motivimit të brendshëm - kurioziteti - ndikon në kujtesë. Këto gjetje sugjerojnë rrugë për të zgjeruar të mësuarit në shkollë apo në punë," thotë dr. Matthias Gruber i universitetit të Kalifornisë.

Për këtë studim, pjesëmarrësit rankuan kuriozitetin e tyre për të mësuar përgjigjet e një sërë pyetjesh të parëndësishme. Kur më vonë u prezantuan me disa pyetje të përzgjedhura të parëndësishme, ata u vonuan rreth 14 sekonda para se të jepnin përgjigje, ku gjatë kësaj kohe atyre iu prezantua një fytyrë neutrale, që nuk kishte lidhje. Më pas, pjesëmarrësit kryen një test surprizë të memorjes për fytyrat që iu prezantuan, i cili u pasua nga një test kujtese për fytyrat e pyetjeve të parëndësishme. Gjatë pjesëve të ndryshme të studimit, pjesëmarrësve iu skanua truri me rezonancë magnetike.

Studimi nxorri në pah tre gjetje kryesore. E para, kur njerëzit ishin shumë kuriozë për të gjetur përgjigjen e një pyetjeje, ata ishin më të mirë në mësimin e informacionit që kishte lidhje me të. Kjo tregoi që njerëzit ishin më të aftë për të ruajtur kujtesën e diçkaje gjatë procesit të kuriozitetit gjatë një harku kohorë 24 orësh. "Kurioziteti mund ta vendosë trurin në një gjëndje që mundëson të mësojë çdolloj informacioni," shpjegon dr. Grunder.

Së dyti, studiuesit gjetën që kur kurioziteti stimulohej, kishte një rritje të aktivitetit të qarkut të trurit që lidhet me shpërblimin. "Ne treguam që motivimi i brendshëm rekruton të njëjtat rajone të trurit që përfshihen në motivimin e brendshëm të prekshëm," thotë Grunder. Ky qark shpërblimi mbështetet tek dopamina, një mesazh kimik që përcjell mesazhet mes neuroneve.

Së treti, studiuesit gjetën që kur kurioziteti motivonte të mësuarit, kishte një rritje të aktivitetit të hippocampus, një pjesë e trurit e rëndësishme për të formuar kujtimet e reja. "Pra, kurioziteti rekruton sisteme të reja shpërblimi, dhe ndërveprimet mes sistemit të shpërblimit dhe hippocampus duket se e vendosin trurin në një gjendje ku ka më shumë të ngjarë të mësoni dhe përvetësoni informacionin, edhe nëse ky informacion nuk përbën interes të veçantë," thekson dr. Charan Ranganath, pjesëmarrës në studim.

Gjetjet mund të shërbejnë në mjekësi dhe më tej. Për shembull, qarqet e trurit që mbështeten tek dopamina priren të reduktohen në fuksione ndërsa njerëzit plaken. Të kuptuarit e marrëdhënjeve mes motivimit dhe kujtesës mund të stimulojë përpjekje të reja për të stimuluar kujtesën në të moshuarit e shëndetshëm dhe të zhvillojë qasje të reja për të trajtuar pacientët me çrregullime që ndikojnë në kujtesë. Në shkollë apo në punë, të mësuarit mund të kosiderohet e mërzitshme por mund të zhvillohet nëse mësuesit apo menaxherët do jenë në gjendje të mprehin kuriozitetin e studentëve apo punëtorëve rreth diçkaje që ata janë të motivuar në mënyrë natyrale./Science Daily/
Si Kurioziteti ndryshon trurin për të rritur të mësuarit Si Kurioziteti ndryshon trurin për të rritur të mësuarit Reviewed by Marion Mardodaj on 10/06/2014 11:09:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.