Loading...

Njerëzit që priren drejt iluzioneve marrin vendime të gabuara


Njerëzit që priren drejt iluzioneve marrin vendime të gabuara

Një iluzion është një besim irracional që diçka është e vërtetë, edhe kur ekzistojnë të dhëna që qarta që vërtetojnë të kundërtën. Iluzionet janë të shpeshta në shumë tipe çrregullimesh mendore, përfshirë edhe skicofreninë.

Sipas një studimi të dr. Ryan Mckay, i departamentit të psikologjisë në Royal Holloway, individët që përjetojnë iluzione "kanë besime të pajustifikuara dhe të çuditshme për veten e tyre dhe botën përreth".

"Tendenca për të mbledhur të dhëna të pamjaftueshme në formimin e besimeve, dhe marrja e vendimeve, është një komponent kyç konjiktiv i iluzionit," thekson Mckay.

Në studimin e tyre të publikuar së fundmi në Psychological Medicine, studiuesit kërkuan të përcaktojnë më mirë rolin e iluzionit në kontekstin e vendimmarrjes.


Njerëzit e prirur drejt iluzionit dështojnë të mbledhin informacion të mjaftueshëm

Pjesëmarrësve në studim si fillim iu kërkua të plotësojnë një formularë mbi faktin se sa të prirur janë ata drejt përjetimit të iluzionit, më pas me ta u krye një eksperiment për të matur aftësinë e tyre për të marrë inforacione përpara se të merrnin vendime.

Pjesëmarrësve në eksperiment iu kërkua të shihnin një ekran ku tregohej një sekuencë e një peshku të bardhë apo të zi, i cili ishte kapur në një apo dy liqene. Bazuar në vëzhgimet e tyre, pjesëmarrësit u pyetën për të vendosur se në cilin liqen ishte kapur peshku.

Pjesëmarrësve që zgjidhnin liqenin e saktë u jipej shpërblim, por nga ana tjetër u ndëshkonin po të gabonin. "Kombinimi i shpërblimeve dhe kostos krijoi pika optimale vendimesh, duke na mundësuar të hetojmë aftësinë e 'marrjes së vendimeve," theksoi Mckay.

Studiuesit zbuluan që pjesëmarrësit që ishin më të prirur drejt iluzionit, bënin më shpesh se të tjerët zgjedhjen e liqenit të parë që u dilte  përpara. Me fjalë të tjera, njerëzit e prirur drejt iluzioneve dështonin në mbledhjen e mjaftueshme të informacionit për t'u siguruar në marrjen e një vendimi sa më të saktë./mtn/
Njerëzit që priren drejt iluzioneve marrin vendime të gabuara Njerëzit që priren drejt iluzioneve marrin vendime të gabuara Reviewed by Marion Mardodaj on 10/04/2014 11:10:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.