Loading...

Kontroll mjekësor falas për shqiptarët nga moshat 40-65 vjeç


Kontroll mjekësor falas për shqiptarët nga moshat 40-65 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e enjte, udhëzuesin e Kontrollit Mjekësor Bazë për shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç.

Nën titullin “Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë”, ministri Beqaj ka nënvizuar në udhëzim se “Kontrolli Shëndetësor Bazë i miratuar nga Këshilli i Ministrave në 3 prill 2014 është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, mjekimin në fazat e hershme, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë”.


Sipas udhëzimit pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, shtetasit e kësaj grupmoshe gëzojnë të drejtën e këshillimit e trajtimit.

Ndërkaq,  në udhëzim thuhet se ky kontroll mjekësor bazë do të realizohet me vënien në dispozicion të 415 qëndrave shëndetësore, të shtrira në të gjithë vendin.
Kontroll mjekësor falas për shqiptarët nga moshat 40-65 vjeç Kontroll mjekësor falas për shqiptarët nga moshat 40-65 vjeç Reviewed by Marion Mardodaj on 10/09/2014 09:16:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.