Ilustrim |
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Komuna e Parisit”.
Drejtuesi i biçikletës u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda në trup, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./balkanweb/