Loading...

ILDK gjobit 10 zyrtarë për fshehjen e pasurisë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) gjobiti dje 10 subjekte për shkak të mosdeklarimit të pasurisë në afatet që ka përcaktuar ligji. Mes të gjobiturve është dhe Elvana Hana, e cila gjatë vitit 2013 ka mbajtur detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor si dhe tashmë anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gjobës prej një milion lekë të vjetra nuk i kanë shpëtuar as tetë doganierë, si dhe një drejtor inspektimesh në Drejtorinë Tatimore.



 “Inspektori i Përgjithshëm vendosi masën administrative ‘gjobë’ për 10 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht: Elvana Hana, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për mosdorëzim të ‘Deklaratës pas largimit nga funksioni” për vitin 2013; Gjevalin Gjeloshaj, inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë; Qazim Gjana, doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; Gjin Dedndreaj, doganier në Drejtorinë Doganore Rinas; Murat Pashaj, inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër”, thuhet në njoftimin e ILDKPI-së. Ndër të tjera, pjesë e gjobëvënies nga ky institucion janë edhe subjektet që nuk kanë dorëzuar ende deklarata e pasurisë për 2014. “Arjan Cane, doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore të Sarandës; Dule Koka, doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore të Gjirokastrës; Liset Logli, doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore të Gjirokastrës; Jonis Isaj, doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore të Korçës, si dhe Ilir Përmeti Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI-së.
ILDK gjobit 10 zyrtarë për fshehjen e pasurisë ILDK gjobit 10 zyrtarë për fshehjen e pasurisë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/17/2014 12:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.