Loading...

9 ushqimet që s'duhen ngrënë asnjëherë kur jeni të stresuar

 Në fakt një studim i fundit i universitetit të Ohajos tregoi që të ngrënit rregullisht ushqime me shumë kalori kur jemi të stresuar, ngadalëson metabolizmin, gjë që për çdo vit shton rreth 5 kg peshë trupore. 

Faktikisht ekzistojnë disa ushqime që e lehtësojnë stresin. Në vijim po ju paraqesim 11 ushqime që duhet të shmangni kur jeni të stresuar, dhe 11 ushqime që iu zhvillojnë humorin.

1. Shmangni petullat me mjaltë apo me çokollatë. Ushqimet e skuqura dhe të konfeksionuara rrisin ankthin. Kjo për shkak të mungesës së fibrave, të cilat ngadalësojnë tretjen e sheqerit, dhe si përfundim rrisin hormonet e stresit cortisol.

Petulla me mjaltë

Në vend të petullave konsumoni tërëshërë me mjaltë dhe kanellë. Pluhuri i tërshërës apo tërshëra e lyer me mjaltë dhe kanellë, dhuron një shije të paharrueshme dhe ndikon në përmirësimin e stresit.


2. Shmangni gjevrekët. Veç faktit se mund të jenë të shishme, gjevrekët janë thjeshtë karbohidrate që përmirësojnë për fare pak kohë gjendjen shpirtërore.

Gjevrekë

Në vend të gjevrekut ha çokollatë të zezë me bajame. "Kura e çokollatës" është e vërtetë: Një studim i vitit 2009 i bërë nga disa studiues zviceran sugjeron që të ngrënit e çokollatës së zezë redukton nivelet e hormoneve të stresit. Ndihmon gjithashtu presionin e gjakut sikur të ishte një ilaç.

3. Shmangni patatinat. Janë thjestë karbohidrate që ju shëndoshin shpejt. Një studim në Wake Forest University School of Medicine gjeti që një djetë me patatina çon në shtimin në peshë, një shtim peshe që është më i rrezikshmi nga të gjitha.


Në vend të patatinave ha lakër jeshile. Lakrat jeshile të bëra në shtëpi kanë fare pak përbërës, si vaj ulliri dhe pak kripë. Një studim i fundit gjeti që njerëzit që ushqehen për çdo ditë me vaj ulliri ndjehen më të lumtur dhe kanë më shumë nga hormoni i lumturisë serotonin. Ndërsa sa i përket lakrës jeshile, një studim i Harvard School of Public Health gjeti që njerëzit që u ushqenin me lakër jeshile kishin nivel të lartë të carotenoideve në venat e tyre, dhe u njenin më optimistë.

4. Shmangi kapuçinot makjatot dhe pijet e ëmbla me kafeinë. Është e vërtetë që kafeina ngre humorin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore duke stimuluar aktivitetin e dopaminës në tru. Por sheqerosja e kafeinës je shton shumë kalori duke dobësuar sheqerin e mirë. Dhe nga ana tjetër është provuar shkencërisht që teprimi me kafenë jep efektin e kundërt.

Kapuçino apo Makjato

Në vend të kapuçinos apo makjatos pi kafe të përzier me qumësht soje dhe me pluhur të pasheqerosur, që mund ta shoqëroni me një copë banane. bananja përmban potasium, i cili ul presionin e gjakut.

5. Shmangni ushqimet me përzierje drithërash (granola bars). Shumica e tyre janë sheqerka e bombone të maskuara me drithëra.
Në vend të tyre hani arrorrë. Arrorrët kanë ansioksidante dhe yndyrna të mira që ulin presionin e gjakut dhe rrisin humorin.

6. Shmangni ushqimet e shpejta - sufllaqe, hamburker, patate të skuqura etj. Thuajse të gjitha studimet i lidhin ushqimet e shpejta me nivele të larta depresioni.

Duke ngrënë sufllaqe

Në vend të ushqimeve të shpejta hani ushqime të ziera. Patatet, karrotat, brokoli etj., janë shumë të ushqyeshme dhe është vërtetuar që janë të ushqyeshme e të pasura në fibra dhe ndikojnë në ngritjen e gjendjes shpirtërore.

7. Shmangni akulloret. Niveli i sheqerit në akullore rrit nivelin e glykozës dhe cortisol-it në organizëm; edhe laktoza mund të shkaktojë ankth të tipit GI, nëse jeni sensitiv.

Në vend të akullores, gjejeni shijen që dëshironi tek kosi me fruta, mundësisht i përgatitur në shtëpi. Aty do të gjeni çdo gjë të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm dhe në formë në mirë mendore dhe fizike.

8. Shmangi aperitivët. Të pirit rregullisht aperitivë është njësoj sikur të gëlltisni 10 qeska me sheqer. Një studim i Institutit "Weizmann" gjeti që sheqeri artificial që ndodhet në aperitivë si kola apo ivi përmban baktere që ndikojnë në obezitet dhe mund të infektojnë zorrën e trashë.
Në vend të aperitivëve pini çaj jeshil. Një studim i vitit 2011 e lidh L-thenine-n, aminoacidin e këtij çaji, me të ndjerit më të ftohtë ndërsa jemi nën presion. Çaji jeshil përmban edhe elemente të kafeinës, duke qenë kështu një pije e preferuar për t'u ndjerë të qetë.

9. Shmangni koktejlet. Koktejlet përmbajnë alkool dhe shumë kalori, përfshirë glykozën dhe cortisol-in. Të gjitha koktejlet përfshirë margaritën, pinakoladën, blekrashën, maitai apo blodimeri, nëse i pini, thjeshtë do kryejnë efektin e kundërt të asaj që dëshironi.


Në vend të koktejleve pini verë. Alkooli është një depresant i sistemit qendrorë nervorë, kësthu që do të ulë presionin e gjakut dhe t'ju çtencionojë. Por me verën do të merrni edhe një sërë flavonoidesh dhe antioksidantësh. Por duhet patur parasyshë të mos teprohet më tepër se një gotë.
9 ushqimet që s'duhen ngrënë asnjëherë kur jeni të stresuar 9 ushqimet që s'duhen ngrënë asnjëherë kur jeni të stresuar Reviewed by Marion Mardodaj on 10/07/2014 12:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.