Loading...

32 zonat e Tiranës ku tregtohet kokaina, heroina dhe hashashi (Video)

 Pavarësisht rezultateve të suksesshme të policisë së shtetit në luftën kundër kultivimit të bimëvë narkotike, në kryeqytet vijon shitja e llojeve të ndryshme të drogës. Kokaina- Heroina dhe Marjuana janë tre llojet e lëndëve narkotike më të përdorura nga të rinjtë në kryeqytet.

News 24 dhe BalkanWeb sigurojnë raportin konfidencial të Policisë së Tiranës, për zonat e tregtimit të kanabisit, kokainës dhe heroinës.

Rezultatet e suksesshme të policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk kanë frenuar në kryeqytet tregtimin e llojeve të ndryshme të drogës. Në një raport të vitit 2014 sektori kundër narkotikës në Policinë e Tiranës ka evidentuar 27 zona të kryeqytetit, ku tregtohet Kanabis Sativa, 13 zona ku tregtohet heroina dhe 12 zona ku tregtohet kokaina.


Zonat e tregtimit
Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit heroinë gjatë periudhës së vlerësimit janë: Rr.”Kavajës”, Stacioni Trenit, Liqeni Artificial, Sauk, Qytet Nxënësave, Rr.”Dibrës”, Pallati Kulturës, Rr.”5 maji”, Rr.”Durrësit”, pranë shkollës “Naim Frashëri”, Rr.”Kongresi Manastirit”, Rr.”Komuna Parisit”, Rr.”Kavajës”.

Zonat për të cilat ka informacion se tregtohet lënda narkotike e llojit heroinë: tek “Shkolla e Bashkuar”, zona e “Zogut të Zi”, rr. “Irfan Tomini” dhe ish “Blloku”.

Linjat e trafikut
Pavarësisht mangësive në informacion, rrugët e mundshme të trafikimit janë Afganistan-Greqi-Maqedoni-Shqipëri (grupi kriminal “Baroni”; në disa raste të tjera është tentuar që heroinë të trafikohet përmes portit Durrësit ) Për konsumin në tregun e brendshëm heroina sigurohet në qytetet Durrës dhe Elbasan.


KOKAINA 

Zonat e tregtimit 
Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit kokainë gjatë periudhës së vlerësimit janë: Rr.”Perlat Rexhepi”,“Petro Nini”, “Gjergj Legisi”, “Thanas Ziko, “Milan Shuflaj”, “Ndre Mjeda”, “Dibrës”, Paskuqan, IEVP Rrogozhinë, “Kavajës”, “Teodor Keko” , Blv.”Gjergj Fishta”, Kavajë dhe VKK Morinë në tentativë për ta trafikuar.

Zonat me informacion: ish bllok, Tiranë e re, Vorë, fusha “Ali Demit”, pallatet “1 Maji”, rr.”Fortuzi”, stadiumi “Dinamo”, Xhamlliku, pallatet “Haëai”, Allias, Rr.”Myslym Shyri”, zona e Brrakës, pranë “Selvisë”, ish “Parku” dhe Kavajë.

Zonat e tregtimit
-Gjatë periudhës së vlerësimit lënda narkotike e llojit cannabis është kapur duke u tregëtuar më së shumti në;

1. Rr.”5 maji” (3 raste),
2. “Barrikadave”(3 raste),
3. Blv.”Gjergj Fishta” (4 raste),
4. Blv.”Zogu I-rë” (3 raste),
5. Rr.”Dervish Hekali”(3 raste),
6. Rr.”Don Bosko” (5 raste).
7. Rr.“Durrësit”(8 raste),
8. “Ferit Xhajko” (3 raste),
9. ”Frederik Shiroka” (3 raste),
10. “Haxhi Dalliu” (3 raste),
11. “Hoxha Tahsim” (3 raste),
12. Kamëz (8 raste),
13. Kavajë (7 raste),
14. Rr.”Kavajës”(8 raste),
15. “Kongresi Lushnjës” (3 raste),
16. Liqeni Artificial (20 raste),
17. Rr.”Mine Peza”(4 raste),
18. “Muhamet Gjollesha” (5 raste),
19. “Naim Frashëri” (8 raste),
20. Piramida (3 raste),
21. Sheshi “Nënë Tereza” (4 raste),
22. Rr.”Siri Kodra”(3 raste),
23. “Sitki Çiço” (5 raste),
24. Stacioni i Trenit (3 raste),
25. “Rr.”Sulejman Delvina”(3 raste),
26. “Teodor Keko”(3 raste),
27. “Vaso Pasha”(3 raste).

Linjat e furnizimit 
Një pjesë e lëndës narkotike cannabis të sekuestruar gjatë periudhës së vlerësimit është sjellë për të furnizuar tregun e Tiranës nga Gjirokastra, Tepelena, Elbasani, Kruja dhe nga zona e Shkodrës pa përjashtuar se një pjesë e sasisë së kultivuar në fshatrat përreth kryeqytetit ka patur destinacion furnizimin e tregut të Tiranës me cannabis.

Linjat e trafikut të cannabisit 
Për shkak të pozicionit dhe territorit qe ka kryeqyteti ka shërbyer si vend depozitimi dhe fshehje të cannabisit me qëllim më pas trafikimin e tij. Në disa nga rastet e konstatuara cannabisi është tentuar të trafikohet në VKK me shtetin Grek VKK me Kosovën, Malin e Zi si dhe në VKK Portin Durrës me destinacion Italinë.
32 zonat e Tiranës ku tregtohet kokaina, heroina dhe hashashi (Video) 32 zonat e Tiranës ku tregtohet kokaina, heroina dhe hashashi (Video) Reviewed by Marion Mardodaj on 10/18/2014 03:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.