Presidenti i Federatës së Tenisit të Rusisë, Shamil Tarpischev, është gjobitur dhe pezulluarr nga tenisi femëror për një vit pasi i clësoi si "vëllezër", yjet e tenisit dhe motrat Venus dhe Serena Williams, duke i cilësuar si “vëllezërit Williams”.
Kryesuesja e Asociacionit të Tenisit Femëror (WTA), Stacey Allaster, tha mbrëmë se Tarpischev do të gjobitet me 25 mijë dollarë amerikanë dhe do të shkarkohet nga posti i shefit të turneut Kupa e Kremlinit në Moskë.
Stacey Allaster tha se komentet e Tarpischevit ishin “ofenduese” dhe “poshtëruese”, dhe se ai do të duhej të kërkonte falje nga motrat Williams.
Komentet lidhur me motrat Williams, Shamil Tarpischev, që është edhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i ka bërë gjatë një emisioni televiziv, javën e kaluar.
Tenistja amerikane, Serena Williams, është e plasuar në pozitën e parë të listës së lojtareve më të mira në botë dhe deri tash i ka fituar 18 tituj Grand Slem. Edhe motra e saj, Venus, po ashtu ka arritur suksese të dalluara në lojën e tenisit./rel/

Tags
Sport