15 pyetje që i duhen bërë partnerit për të thelluar marrëdhënjen

15 pyetje që i duhen bërë partnerit për të thelluar marrëdhënjen

 Çiftet që kanë lidhje të forta qëndrojnë të interesuar ndaj njëri tjetrit. Vazhdojnë të jenë kuriozë për përvojat dhe jetën e brendshme ndaj njëri-tjetrin, si për shembull mendimet, ndjenjat dhe frikërat.

Një mënyrë e mirë për të kultivuar këto lidhje është duke folur rreth këtyre fjalëve të brendshme - sepse komunikimi i mirë shkon përtej përgjegjësive, porosive dhe fëmijëve.

Pyetëm disa ekspertë marrëdhënjesh për sugjerimet e tyre për një shaka të kuptimtë, ose pyetje provokuese që partnerët mund t'i pyesin njëri-tjetrit.

1. Si ia kalove ditën e sotme?
Është një pyetje shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por në kaosin e jetesës së përditshme, mund të harroni për t'ia tbërë njëri-tjetrit.

2. Çfarë të duhet prej meje në këtë moment?
Kjo është një pyetje e rëndësishme për t'u bërë kur partneri ka kaluar një ditë të vështirë.

3. Si e shpreh inatin dhe konfliktin?
Kjo është një pyetje që secili partner ia bën vetes, duke u përgjigjur me zë të ulët ndërsa partneri tjetër dëgjon.Sipas psikologut klinik në Beverly Hills, Fran Walfish, menaxhimi i konfliktit është faktori përcaktues për një lidhje të shëndetshme dhe jetëgjatë. Kjo përfshin të dëgjuarit pa ndërprerje, të qenit të gatshëm për të diskutuar, për të toleruar dhe për të strategjizuar zgjidhjet.

4. Çfarë mendon të bësh sot, këtë javë apo këtë muaj?
"Kjo ju ndihmon për të kuptuar kënaqësitë e partnerit," thotë Rastogi. Plus, balancon temat potencialisht serioze dhe negative.

5. A kam qenë nuse/burrë i/e mirë për ty?

6. Cilat janë tre gjërat që unë bëj, pa të cilat ti s'mund të jetosh dot?

7. Çfarë të pëlqen më shumë nga unë apo nga çfarë unë bëj?
"Është e rëndësishme të kontrolloni vazhdimisht për të parë nëse po bëni dhe thoni gjëra pozitive që ushqejnë marrëdhënjen," thotë Erik R. Bensin, një terapist privat në Çikago.

8. Nëse do të ishe një personazh në librin tim, cili do të doje të ishe dhe përse?

9. Përshkruaj si do të ishte dita jote ideale?
Kjo është një tjetër pyetje që gruaja ia ka bërë Benson-it. Ky informacion e ndihmon atë të planifikojë aktivitetet, datat dhe dhuratat, thotë ai.

10. Nëse do ndryshoja diçka në veten time, do të ndryshoja...
"Kjo hap një dritare mbi diçka që personi ndjehet i pasigurtë," thotë Walfish. Dhe është një mundësi për partnerët të jenë empatik dhe të dhemshur për njëri-tjetrin.

11. Nëse do të jetoja një ditë sikur të isha ti, më përshkruaj çfarë përvojash do të përjetoja.
Benson sugjeron që kjo pyetje të bëhet. Empatia është çelësi për një marrëdhënje të shëndetshme, dhe këto pyetje i ndihmojnë partnerët që të fitojnë një kuptim më të thellë të njëri-tjetrit.

12. Çfarë do të bëje në jetë nëse paratë, nuk do të ishin një çështje?
"Kjo i ndihmon partnerët të lidhen në terma afatgjatë," shpjegon Rastogi.

13. Cila është frika më e madhe jotja?
"Mund ta ndihmosh partnerin duke mos bërë presion ndërsa i afrohesh zonës së frikshme," thotë Walfish. "Mund të pyesh gjithashtu si ta ndihmosh partnerin që të bëhesh më i/e përshtatshëm."

14. Cila do të ishte dëshira jote e fundit nëse do të ishe i/e paaftë të kujdeseshe më për veten?
Sigurisht që kjo është një pyetje e vështirë. Por Rastogi thotë që është kritike që duhet bërë.

15. Cila është gjëja më e mirë që të ka ndodhur ndonjëherë?
Kjo e çon bisedën në pozitivitet, thotë Walfish. "Gjithsecili nga ju duhet të mendojë për lumturinë," thotë Walfish./Psych Central/
Previous Post Next Post