Loading...

10 gjëra që duhet të dihen për intervistën e punës

 10 gjëra që duhet të dihen për intervistën e punës
 Një intervistë punë është ndër performancat më të rëndësishme të gjuhës së trupit në jetë. Këshilla më e keqe që mund t'ju japë dikush është "ji vetvetja".

Intervistat e punës janë rituale formale dhe false. Do jesh në një dhomë i ulur në një karrige duke u pyetur nga një apo disa njerëz që nuk i keni parë asnjëherë në jetën tuaj. Kështu që në këtë skenarë nuk mund të jeni vetja juaj.

Ajo çfarë duhet të bëni është të përpiqeni të dukeni si personi që ata po kërkojnë. Sa kompani mendoni që po kërkojnë një person me aftësitë tuaja? Sa të tillë mund të ketë në tregun e punës?            

Thjeshtë duke "qenë vetvetja", do të thotë të mos përgatiteni, të mos përsërisni dhe të mos përpiqeni. Sigurisht që nuk është e nevojshme të ndryshoni gjithçka për veten tuaj, por përgatitja është e domozdoshme; pa përgatitje është e kotë të merrni mundimin për të shkuar në një intervistë pune (Për më tepër rreth intervistës së punës le librin "Si Fitohet Vendi i Punës: teknika dhe sekrete për të fituar çdo vend pune; 2012; Marion Mardodaj".

Ja 10 gjërat që duhet të dini përpara se të aplikoni për një vend pune

1. Punëdhënësi mund të ketë vendosur të të punësojë vetëm nga CV-ja dhe letra e motivimit. Kjo do të thotë që ata nuk po kërkojnë për detaje të gjuhës suaj të trupit për të paragjykuar. Në këtë rast përshtypjet e para janë shumë të rëndësishme.

2. Po kërkojnë të shohin nëse dukesh "normal". Kështu që duhet të visheni normalisht, mundësisht t'i përshtateni kulturës së kompanisë edhe në veshje.

3. Po mundohen të gjykojnë personalitetin tënd. Nëse e fitoni vendin e punës, duhet t'i përshtateni skuadrës.

4. Po mundohen të shohin se si mund t'i menaxhos skenaret e punës. Përgatituni për pyetje hipotetike dhe për të luajtur një rol të caktuar në skuadër.

5. Ata mund të jenë po aq të nervozuar sa edhe ju.

6. Ata janë me ty - dëshironë që të jeni të mrekullueshëm. Intervistuesit janë kursimtarë të kohës pasi intervista kërkon kohë, por nga ana tjetër janë të ngathët në arsyetim. Ata mund të dëshpërohen nëse nuk "shtypni" të gjithë butonat që ata kanë përgatitur. Pretendoni se do fillojnë t'ju pëlqejnë që në momentet e para dhe se ky pëlqim do zgjasë derisa të provoni të kundërtën.

7. Mund të jeni në mbikqyrje që në momentet e para. Mos harroni kamerat e sigurisë.

8. Momentet kyçe për ju do jenë hyrja dhe dalja nga dhoma e intervistës.

9. Sa më shumë intervista të bëni, aq më mirë për ju. Vetëm emocionet mund ta dreqosin situatën. Nëse për një moment do të jeni të pamotivuar apo nuk e keni me shumë dëshirë punën në të cilën po intervistoheni, kjo do të reflektohet në gjuhën tuaj t[ trupit. Kështu që është mirë që të përfitoni eksperiencë në çdo intervistë. Si ngarja e makinës, sa më shumë të ushtroheni, aq më të mirë do jeni.

10. Një intervistë është mundësia juaj për të shkëlqyer. Ti keni dy veshë, dy sy, një tru dhe një gojë. Përdori më mirë se zakonisht. Dëgjo-mendo-fol. Dëgjo-mendo-fol. Dëgjo-mendo-fol. Intervistuesi do fokusohet për të zbuluar kapacitetin tuaj për të mësuar, kuptuar dhe marrë instruksione. Ekzistojnë disa intervistues që bëhen me të vërtetë të bezdisshëm me fjalë dhe pyetje të kota. E rëndësishme për ju është të përqendroheni tek pyetja.
10 gjëra që duhet të dihen për intervistën e punës  10 gjëra që duhet të dihen për intervistën e punës Reviewed by Marion Mardodaj on 10/22/2014 02:05:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.