Loading...

Vrasjet makabër në Durrës, arrest me burg nipit dhe 2 autorëve të krimit


vrasja

 Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 autorët e vrasjes makabre të dy kunatave të moshuara, Elsa dhe Gjinovefa Vava pak kohë më parë në këtë qytet si dhe për nipin e njërës prej tyre si bashkëpunëtor në krim.

Gjatë seancës së sotme 28 vjeçari Artur Kaçanolli nipi i njërës prej viktimave ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por ka qenë i arrestuari tjetër, Vilson Elmazi 40 vjeç  i cili ka zbardhur për trupin gjykues dinamikën e krimit të rëndë në kërkim të florinjve në banesën e dy të moshuarave.

Ndërkohë, në lidhje me ketë krim të pazakontë që tronditi mbarë opinionin publik është shpallur në kërkim edhe një person tjetër. Dy kunatat Elsa dhe Gjinofeva Vava u gjetën të keqtrajtuara dhe të mbytura me çarçaf në banesën e tyre në qytetin e Durrësit, ndërsa ishin lidhur këmbë e duar./shqip/
Vrasjet makabër në Durrës, arrest me burg nipit dhe 2 autorëve të krimit  Vrasjet makabër në Durrës, arrest me burg nipit dhe 2 autorëve të krimit Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 07:23:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.